Votimi elektronik jo vetëm në Vorë, por edhe në bashki të tjera, burime: Po shqyrtohen Elbasani dhe Kamza! Qeveria i kalon KQZ-së 2 miliard lekë

Një fond prej rreth 2.5 miliard lekësh të reja i ka kaluar përmes një vendimi Qeverie Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku ‘pjesën e luanit’ e zë përgatitjet për votimin elektronik. Nuk do jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale të 14 majit. Në fletoren zyrtare shihet i zbardhur vendimi i qeverisë, me kërkesë të Ministrisë së Financave për alokimin e një fondit prej 1.9 mld lekësh për financimin e votimit elektronik sipas kërkesës së bërë nga KQZ dhe 600 milionë për shpenzime të tjera. 

Burime për "Report TV" kanë bërë të ditur se tashmë KQZ do të shqyrtojë se cilat bashki, veç Vorës që është aktualisht do të bëhen pjesë e votimit elektronik, ndërkohë që Elbasani dhe Kamza po shqyrtohen. Ilirjan Celibashi, gjatë një deklarate për mediat, pak ditë më parë tha se kërkohet të caktohet një bashki e madhe për të parë dhe se si mund të shtrihet më mirë ky proces dhe në bashkitë me numër të madh votuesish.

"Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej: a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”; b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”", thuhet në VKM, e cila është botuar në fletoren zyrtare, ndërkohë që efekti financiar do të përballohet nga  fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve me shifrën 1. 8 miliard lekësh nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. 

Më shumë se dy javë më parë ishte kryekomisioneri Celibashi i cili tha se votimi elektronik deri më tani ishte parashikuar të realizohet vetëm në bashkinë e Vorës, edhe pse pritshmëritë e tij Celibashi ishin për tu shtrirë në 6 bashki.

"Koha e pamjaftueshme. Shpresojmë të shtojmë të paktën 1 apo 2 bashki, një të madhe me 400 njësi votimi", pati thënë kreu i KQZ.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/01/2023 02:11

    Tirana duhet patjeter te votoje elektronisht,pastaj Durresi,Shkodra,Vlora,Elbasani,Korca,gjithemone si qytete,jo si qarqe.Faza e eksperimentimit me bashki te vogla e pa rendesi si Vora filloi e duhej mbyllur po aty.Ka ardhur koha t'i jepet fund abuzimit e shit-blerjes se votes,te pakten ne qytetet e medha.

    Përgjigju
  • A. N.: 30/01/2023 23:22

    Do presim iranianet qe t'na japin listat se per ke votuam.

    Përgjigju
  • erti: 30/01/2023 22:01

    Me makinat e votimit te Sorosit, apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë