Zgjedhjet vendore,Rama:Presim
propozime nga LSI për 15 Bashki
Zgjedhjet, PS i jep LSI-së Gjirokastrën

Zgjedhjet vendore,Rama:Presim<br />propozime nga LSI për 15 Bashki<br />Zgjedhjet, PS i jep LSI-së Gjirokastrën
TIRANË - Rreth 1 orë pas takimit mes dy krerëve të partive qeverisëse, PS-LSI, Rama konfirmoi se kanë përcaktuar Bashkitë që Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë të drejtë që të propozojë kandidaturat.

Në total janë 15 Bashki në të cilat LSI-ja do të propozojë kandidaturat e saj, mes të cilave bie në sy edhe Bashkia e Gjirokastrës, e cila ka qenë historikisht bastion i PS.

Lista e Bashkive ku kandidon LSI
1-Bashkia e Beratit, 
2-Bashkia e Lezhës, 
3-Bashkia e Kukësit, 
4-Bashkia e Gjirokastrës, 
5-Bashkia e Pogradecit, 
6-Bashkia e Skraparit, 
7-Bashkia e Vorës, 
8-Bashkia e Bulqizës, 
9-Bashkia e Kuçovës, 
10-Bashkia e Cërrikut, 
11-Bashkia e Mallakastrës. 
12-Bashkia e Delvinës, 
13-Bashkia e Prrenjasit, 
14-Bashkia e Selenicës, 
15-Bashkia e Kolonjës.


Rama sqaroi se në parim në zgjedhjet e 21 qershorit do paraqiten me kandidatë të përbashkët, duke theksuar se çdo njëra nga partitë do të ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe të drejtën për të dhënë votën për dakordësinë ose jo të kandidatëve.

“Ishte një takim për të finalizuar fazën e parë të procesit.Kemi konkluduar në parim që në zgjedhjet e 21 qershorit do paraqitemi me kandidatë të përbashkët. Do të ecim me një formulë të re, çdo njëra nga partitë do të ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe të drejtën për të dhënë votën për dakordësinë ose jo të kandidatëve.Më pas do të vijojmë me shoshitjen e kandidaturave. Do të bëhen propozimet dhe do shikohen. Kemi përcaktuar njësitë që do të presim propozimet nga LSI-ja. Përkatësisht janë: Berati, Lezha, Kukësi, Gjirokastra, Pogradeci, Skrapari, Vora, Bulqiza, Kuçova, Cërriku, Mallakastra, Delvina, Prrenjasi, Selenica, Kolonja. Për këto Bashki presim propozimet nga LSI.”- tha Rama.

Fjala e plotë e Ramës pas takimit me Metën

rama

Meta: Bashkëpunimi me PS konstruktiv, synojmë finalizimin e reformës administrative
Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu kënaqësi për bashkëpunimin konstruktiv deri tani, një bashkëpunim që sipas tij, “do të vijojë edhe më konstruktiv deri më 21 qershor”.

"Dua të shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin mjaft konstruktiv deri tani e që do vazhdoj të jetë deri në fund. Shqetësimi tonë i përbashkët është që kjo reformë madhore, historike, gjatë kësaj periudhe qeverisëse siç është reforma territortiale të kurorëzohet me suskes përmes zgjedhjes së administratorëve. Në këtë drejtim prioriteti ynë ka qënë dhe mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të mirë, me një konsensus sa më të gjërë me komunitetet. Ka qënë dhe mbetet një reformë madhore, e domosdoshme, përmes përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kryetarëve në 21 qershor që do jap impaktet e saj sa më pozitive në shërbimet e qytetarëve. Sikurse u theksua nga kryeministri Rama kandidatët janë dhe do të jenë të përbashkët, do të përzgjidhen me konsensus, çdo forcë do sjellë emra që janë më përfaqësues. Do jemi sa më të vëmendshëm për raportin e barazisë gjonore. Do sjellim sa më shuma gra si kandidate apo dhe në këshillat bashkiake", deklaroi kreu i LSI-së Ilir Meta. 

Ndërsa lidhur me numrin e bashkive që i janë dhënë LSI-së për të propozuar kandidatët e saj, Meta u shpreh se, “jemi gjithnjë të prirur nga konsensusi dhe jo nga numrat”.

Fjala e plotë e Ilir Metës pas takimit me Ramën


I pyetur nëse do t’i japë PDIU-së 5 bashki kryeministri Rama tha se kemi hapur diskutimet me gjithë partitë e tjerë përveç PD-së, por dhe në këtë rast do të niset nga kandidatët. Rama tha se në Këshillat Bashkiak do të ketë një përfaqësim 50 me 50 mes burrave dhe grave.  

"Zgjedhjet kanë një peshë të vecantë pasi jemi në kushtet kur jemi të sifiduar nga nevoja për të jetësuar një reformë historike, na vendos përball transformimit të qeverisjes vendore dhe për këtë është më rëndësi të veçantë se formula e re nuk është një zgjedhje apo zgjidhje mekanike por një zgjidhje që na çon drej kandidatëve jo përmes një flamuri partiak por përmes cilësish të besueshme. Forcat politike do ta kërkojnë që kandidati të ketë sa më shumë konsesus të qytetarëve. Këto janë zgjedhje për qytetarët, ka një peshë të veccantë edhe garantimi i një hapi tjetër në funksion të bazrazisë gjinore, do kemi si asnjë herë tjetër gra dhe vajza kandidate. Në këshillat bashkiak 50% burra e 50 % gra. Për sa i përket marrëveshjes me partitë e tjera ne kemi hapur diskutimet me gjithë partitë e tjerë jo me PD-në dhe do shikojmë hap pas hapi me të njëjtën logjikë, do niemi nga kandidatët dhe nga mundësitë", deklaroi Rama.
 
I pyetur nëse Tiranën do e drejtojë një grua, Rama tha: Pse jo, por sidoqoftë kohën e kemi përpara, objektivi është që brenda muajti mars të përfundojmë me kandidaturat për t’iu dhënë mundësi që kandidatët të vazhdojnë më kontakte. Duhet të shfrytëzojnë kohën që të jenë në territore ku kanidatët të prezantohen.

Ndërhyrje e Ilir Metës: Deri në datën 1 prill do merret vesh lista e plotë... Prilli do të filloj me emra të qartë. 

PS i jep LSI-së 15 bashki mes tyre edhe Bashkia e Gjirokastrës
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë të ditur pas takimit me kreun e LSI-së, Meta edhe listën me 15 bashkitë që Lëvizja Socialiste për Integrim do të kandidojë. Mes tyre bie në sy edhe Bashkia e Gjirokastrës që ka qenë bastion i PS.


Ora 11:00 Zgjedhjet vendore, Rama-Meta nisin negociatat për kandidatët
Ndërsa zgjedhjet vendore të 2015-së janë duke afruar, dy krerët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar sot për të përcaktuar procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nëpër Bashkitë e vendit.

Takimi mes kreut të PS, Edi Rama dhe kreut të LSI, Ilir Meta u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Socialiste. 

Dy krerët e partive kryesore të mazhorancës janë shoqëruar në këtë takim nga krerët e grupeve parlamentare.
 
rama

Janë pikërisht Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS dhe Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI dy personat e tjerë që kanë marrë pjesë në takim ku do të përcaktohet edhe procedura e përzgjedhjes së kandidatëve nëpër Bashkitë e vendit. 

Gjithashtu pjesë e këtij takimi ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një prononcim të mëparshëm, kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se nuk do të diskutohet për ndarje zonash pasi një koncept i tillë nuk ekziston mes mazhorancës, por do të ketë përzgjedhje të kandidatëve të përbashkët për bashki, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.

Takimi mes drejtuesve të dy partive qeverisëse është në vijim të diskutimeve që kanë nisur prej rreth 1 muaji, por që deri më tani janë bërë kryesisht në zyrën e Metës në kryesinë e Kuvendit, në zyrën e Ramës në kryeministri, por dhe në ambientet e tjera private në kryeqytet. Për herë të parë për këto zgjedhje takimi do zhvillohet në selinë e partisë më të madhe në vend, PS dhe pritet që të vijojë me takime të tjera në selinë e PS ndoshta dhe të LSI derisa të përmbyllet lista e kandidatëve të përbashkët për kryetarë bashkie.

Pritet që ky takim të jetë përmbyllësi përsa i takon procedurave që do ndiqen për përzgjedhjen e kandidaturave. Gjithashtu mësohet se do të diskutohet edhe mbi negociatat e pritshme që dy partitë do nisin me PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, mbi bashkëpunimin me këtë parti opozitare për zgjedhjet e ardhshme vendore. Po kështu pritet që në koalicionin e drejtuar nga PS të ofrohet edhe FRD e Bamir Topit.

Deri më tani pretendimet e PDIU të Idrizit janë për 5 bashki, ndërkohë që FRD e Topit ende nuk ka dhënë diçka konkrete për pretendimet e tyre. Ndërsa Dule deri më tani ka një bashki të garantuar, Livadhjanë ndërsa në Pustec pritet të ketë një kandidat të kësaj zone.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS