Zgjedhjet vendore – Rama takim me Metën në selinë e Partinë Socialiste


TIRANE, 14 Mars/ATSH/- Dy krerët e mazhorancës qeverisëse, Edi Rama dhe Ilir Meta do të takohen të dielën për të përcaktuar procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nëpër Bashkitë e vendit.
Sipas mediave,  takimi mes Kreut të PS, Edi Rama dhe kreut të LSI, Ilir Meta do të zhvillohet në ambientet e selisë së Partisë Socialiste në orën 11:00.
Në këtë takim, dy krerët e partive kryesore të mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta do të shoqërohen nga Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS dhe Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Sipas mediave, gjatë këtij takimi në selinë rozë, do të përcaktohet edhe procedura e përzgjedhjes së kandidatëve nëpër Bashkitë e vendit.  /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS