Zgjedhjet vendore, Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë Berisha

Zgjedhjet vendore, Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë Berisha

Erion Veliaj

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thotë se nuk ka frikë nga debatet, por shmang një përballe me Belind Këlliçin.

Gjatë një intervistë në një emision televiziv, Veliaj shtoi se nuk e ka problem që të përballet me Sali Berishën, për të cilin tha se ka një vulë që flliq forcën që përfaqëson.

‘Unë nuk kam asnjë frikë të dalë në debat me askënd edhe me ata që janë drejtues të koalicionit, Berishën dhe Metën. Në fazën që Berisha ka ikur nga fushata e Tiranës edhe Meta ka ikur, unë nuk bëj dot debat. Nuk kam hezituar asnjë debat. Nuk është fare frikë. Kjo fushatë është një “make up” për Berishën. Populli më pro amerikan ka një non grata.

Për sa kohë që ne kemi një raport me SHBA dhe përsa kohë që Berisha ka një vulë që flliq dhe forcën që përfaqëson. Ne sot kemi një koalicion pa emër e dhe pa fytyrë, tani unë të bëj një debat me gjuhën e shenjave. Debati me gishta nuk bëj dot që nuk nxjerrin as fytyrën. Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat. Por nuk pranojmë çdo surrogato që ka zgjedhur ai për të pastruar fytyrën.’- tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:25
Veliaj: Nga qyteti i gjumit dhe zhulit, sot Tirana kryeqyteti Evropian i Rinisë! Ja për çfarë do mbahem mend

1682507895_veliajj.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi në një emision televiziv, çështjen e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet. 

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se tek lejet e dhëna përfshihen dhe pallatet për të prekurit nga tërmeti, dhe ndërtimet publike për 40 shkollat e reja, apo për tregun agro-ushqimor. 

“Do mbahem mend për parkun e Farkës që s’ishte, për dyfishimin e parkut të Tiranës që s’ishte, për parkun Rinia që ishte kthyer në një fjetore gjatë kohës së gjumit ku flinin ata që prisnin autobusin për të shkuar në rrethe, do mbahem mend për 40 shkolla, por 40 shkolla gjithashtu kanë leje ndërtimi. Pra këto janë metra katrorë edhe të shkollave. Ai parku agro ushqimor është gjithashtu 20 mijë metra katrorë. Edhe ai është leje ndërtimi. Në të gjithë këto zhvillime të Tiranës përfshihen të gjithë ndërtimet publike dhe jo publike. Vetëm rindërtimi janë qindra, mijëra metra katrorë, tek 5 Maji dhe në Kombinat. Më mirë të mbahem mend që i futa ata njerëz nëpër shtëpi se të mbahesha mend se i lashë të rrinin rrugëve”, tha ai. 

Veliaj u shpreh se ka ikur koha e Tiranës së gjumit dhe zhulit, dhe tashmë është qyteti ku kanë ardhur hotelet më të njohura në të gjithë botën.

“Nëse do të dish çfarë ndiej unë për kullat. Unë jam krenar që mora një qytet, qytetin e tyre që s’kishte asnjë hotel me 5 yje. Sot është Mariot, Inter Continental, Hilton, Gran Melia. Qyteti juaj ishte një fjetinë, një konvikt i madh ndërkohë që qyteti sot ka jetë. Qyteti sot është kryeqyteti evropian i Rinisë, si Sportit, eventualisht i Kulturës për të cilën po aplikojmë dhe sot jam duke thënë jam krenar që hotelet me 5 yje, brandet e mëdha kanë ardhur në Tiranë se nuk kishin besim tek ajo Tirana e gjumit dhe e zhulit”, tha Veliaj

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Will: 28/04/2023 03:35

    Nuk ka kohe. Eshte i zene me prapanicen e Rames si leter higjenike qe eshte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen