Zgjedhjet/ Xhelal Mziu i Kamzës padi në Gjykatë: Mos e njihni mandatin e Rakip Sulit

Zgjedhjet/ Xhelal Mziu i Kamzës padi në Gjykatë: Mos e njihni mandatin e Rakip Sulit

Kryetari i bashkisë në ikje i Kamzës, Xhelal Mziu, ka ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës ku kërkon mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në këtë qytet.

Mziu kërkon që mandati i Rakip Sulit të mos njihet nga Gjykata. Ndërkohë seanca për këtë padi do të mbahet në orën 12.00 ku gjyqtare do të jetë Manjola Bejleri.

Sipas padisë dhe Xhelal Mziut ai ka te drejtë të qëndrojë në detyre deri në tetor, duke u bazuar në dekretin e Metës për zgjedhjet lokale që të zhvillohen më 13 tetor. Po kështu në orën 12 në Gjykatë do të shqyrtohet edhe kërkesa e kryetarit të Ri të Kamzës të dalë nga 30 qershori, Rakip Sulit.

Nga ana tjetër nëse Mziu nuk liron zyrën pas betimit të Sulit, ai rrezikon deri në një vit burgim. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 249 i Kodit Penal parashikon që vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pra, çdo akt i përfaqësuesve të PD-LSI pas betimit të kryebashkiakëve të rinj jo vetëm është nul, por përbën edhe vepër penale. 

Kujtojmë se Mziu është një nga disa kryebashkiakët e djathtë që i kanë dalë kundër Bashës. Ky i fundit kërkon largimin e Ramës nga qeveria dhe qeveri tranzitore, ndërsa kryebashkiakët kërkojnë zgjedhje më 13 tetor. Po kështu edhe LSI është kundër Bashës dhe kanë pranuar që më 13 tetor mund të ketë zgjedhje edhe me Ramën në qeveri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 31/07/2019 14:11

    A je vellai i mushkuti ti a?

    Përgjigju
    • Hinglateri: 01/08/2019 00:48

      Jo vella ka magjarin

  • INJORANT ME 8 VJEÇARE KASAP rexhep leka [ kepi ]: 31/07/2019 11:16

    O xhilal mutziu o profesor me 8 vjeçare o injorant i ler po kush ta vë ty në pull o xhrlali tull. Ti je një jashqitje e kamzëz je një dordolec i kryekriminelit salhe plehut. Hiku koha jote o xhelal mutziu. Tani boju gati që si shkencëtar që je të bësh ndonjë shpikje për partin e sumës pd.

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/07/2019 11:12

    Shqiptari nuk eshte osman në gjak por në mentalitet eshte osman. Nuk leviz nga karrigia si bimbashet osmanë. Eshte europian në gjak por jo në frymë. Nuk ka bere kurrë vaki në politiken shqiptare që dikush te terhiqet, të jape dorheqje, apo edhe te pranoje humbje.

    Përgjigju
  • robi: 31/07/2019 10:47

    po pse se more dhe daullen me vehte dhe Sakjen e Kavajes me gernete, dhe Voltanen me dajre dhe keshtu i futshit nje napolon para gjykates tani ne grahmat e fundit te pushtetit,,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër