"Zgjedhorja", Balla: Depolitizim QV
e KZAZ, trupa me mësues e noterëPDF/Amendamentet e deputetit të PS, Balla

e KZAZ, trupa me mësues e noterëPDF/Amendamentet e deputetit të PS, Balla">
Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh se do të kërkohet zgjatja e mandatit të këtij komisioni. 

"Kemi kërkuar zgjatjen me 60 ditë të mandatit të komisionit të reformës zgjedhore", u shpreh Balla. 

Deputeti socialist theksoi se janë disa propozime të komisionit siç është depolitizimi i komisioneve të qendrave të votimit, si dhe rregulla të përcaktuara për vendosjen e posterave. 

"Kemi propozuar depolitizimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit. Anëtarët e KQV-ve të jenë anëtarë të pavarur nga partitë politike. Anëtari i 7-të të jetë mësues. OSBE ka rekomanduar depolitizimin e komisioneve të niveleve të dyta. Të ketë disiplinim për vendosjen e posterave, jo më vend e pa vend", u shpreh Balla. 

Balla foli edhe për votën e emigrantëve, duke i kërkuar PD-së të mbështesë propozimin për këtë çështje. 

Gjithashtu, tha se duhet të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë trajtimi i partive si ndërmarrje shtetërore. "Partitë politike nuk duhet të marrin më fonde nga shteti për fushatën zgjedhore", tha Balla. 



  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?