Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka ironizuar në Komisionin e Ligjeve draftin për Zgjedhoren, ku 1/3 e listës sipas propozimit të PD e PS do jetë e mbyllur. Ndërsa po fliste për pjesën e listës së mbyllur te deputetëve, Sula me ironi tha se do e mbështeste vetëm nëse ky sistem mbronte ajkën e dy partive, Ramën e Berishën, ndërsa po me ironi shtoi se ajkë më të mirë se ai nuk ka.
Deputetët shpërthyen në të qeshura, ndërsa Sula tha se Gjiknuri do futet në listë të sigurt se është më i bukur se ai.
“Argumenti i sotëm që vjen këtu për ajkën politike, nuk qëndron. Flitet që është 30% e listave e mbyllura. Po kthehem në rang të Republikës, do kishte logjikë që mbyllja e listës 1/3 vlente dhe do e përqafoja që të mbronin ajkën e partisë, nëse sipas llogarisë 7 herë 7 bëjnë 42. Unë di që ka vetëm një ajkë, super ajka Edi Rama, dhe një ajkë shumë më e mirë që ka 34 vite Berisha. S’do e pranoja kurrë që mund të ketë ajkë më të mirë se sa mua. Unë me të vërtetë jam i shëmtuar por di të prodhoj politikë, por se ti je më i bukur Gjiknuri do jesh i garantuar. Mos u tallni me qytetarët, sepse po përdor fjalinë urte, po i rreni dhe i keni mbushur me lugë bosh. Siç e tha Myslim Peza kur u tha fshatarëve, baba na the gjatë luftës që kur të fitojë komunizmi do hamë më lugë floriri, por të keqen baba tha i thash, por do ha për vete jo për ju. Është e turpshme për PS dhe opozitën e cila është e pafuqishme dhe për shkak të çmendurisë dhe eksitimit kolektiv që pati në 2019 dhe la fushën bosh. Do kemi më keq nëse kjo mazhorancë fiton një shumicë të cilësuar votash, mjerë ku do bie e ky vend. S’do kemi më këtu shtet demokratik dhe flasim kot”, tha Dash Sula.
Lajmi kryesor:
PS-PD arrijnë paktin, ‘Ligjet’ miratojnë Reformën Zgjedhore! Mbyllet 1/3 e listës, i hapet rrugë votës së diasporës! Alibeaj kundër: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale
20 Dhjetor, 12:44
-
Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist
19 Dhjetor, 23:23
-
Konferenca e Kryetarëve debate për interpelancën e Bardhit për Ramën! Rrëzohet ngritja e Komisionit të Posaçëm 'Pakti i fëmijëve'! U kërkua nga 'Djathtas 1992'
11 Dhjetor, 13:13
-
Deputetët e 'Djathtas 1912 'kërkojnë komision të posaçëm për 'Pakt për Fëmijët'
6 Dhjetor, 14:24
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor, 15:25
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Buxheti 2025 gati për votim/ Deputetët e pavarur 8 propozime! Agalliu: Më shumë para për ish të përndjekurit, të rritet fondi për pensionistët
15 Nëntor, 18:37