“Ne nuk e bëjmë sot këtë diskutim për shkakun tuaj, se keni dy javë që flisni dhe akoma nuk e keni nisur, pasi jeni bosh lart e poshtë poshtë. Nuk kemi as seriozitet dhe përgjegjshmëri. Na përfshitë më një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës” tha Rama.
Por Lulzim Basha u shpreh se 25 qershori ishte një atentat ndaj demokracisë.
“Raporti i OSBE/ODIHR-it nxjerr në pah se vota e qershorit u ndikua dhe u ble. E dyta, vota u ndikua dhe u ble nga Edi Rama dhe PS. Edi Rama e ndikoi dhe e bleu votën duke përdorur paratë e drogës, kriminelëve, bandave dhe burimet publike. 25 qershori u krye atentat ndaj demokracisë”, tha Basha.
Megjithatë kryeministri theksoi se komisioni i Reformës Zgjedhore do të ngrihet. “Ju po vazhdoni që ta mbani Shqipërinë larg Europës. Ne do të përfshihemi në diskutim edhe me partneret edhe me ju, vullneti është i qartë, komisionin do ta ngremë. Do të vazhdojmë që të luftojmë për standarde” deklaroi Rama.
Kryeministri akuzoi Bashën se mohoi paktin e 18 majit nga frika e Topallit dhe Patozit. “Edhe miku im Basha, pasi bëri një akt lidershipi me aktin e 18 majit, e mohoi se u tremb nga Topalli dhe Patozi, nga ofiqarët e SHUQP që humbën karrigen dhe nuk bëri gjë tjetër por u kthye të çadra e dasmave. E mohoi edhe ripohoi politikën qorre dhe memece, që iu katandisni në një gjysma gjel. Shto këtu edhe miqtë e LSI, që qetësinë e dashurinë e kanë zëvendësuar me llafazanërinë”.
Fjala e Ramës në Kuvend
“Jemi ftuar në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans që të jetë. Javën e parë u mor peng foltorja, ndërkohë që nuk ishte kërkuar. Sot është në rendin e ditës është se u kërkua sipas rregullores, por edhe pse që dje formalisht ju jeni, harroni se do të impononi duke bllokuar foltoren dhe ne jemi këtu bashkë me ju në kërkesën tuaj.
Jeni bërë shëmbëllytra e shprehjes ‘kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për lirinë e saj’. Sa më të paaftë janë politikanët në kushtet për ta përdorur, aq më shumë cirren se u mungon liria.
Edhe në raport është e shkruar, procesi ishte në përputhshmëri sipas OSBE dhe standardet për zgjedhje demokratike. Raporti dhe vetë procesi do ta meritonin një diskutim serioz dhe të përgjegjshëm dhe ka shumëçka për të përmirësuar.
Ne jo vetëm nuk e bëjmë sot këtë diskutim për shkakun tuaj, se keni dy javë që flisni dhe akoma nuk e keni nisur, pasi jeni bosh lart e poshtë poshtë. Nuk as seriozitet dhe përgjegjshmëri. Na përfshirë më një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës.
Jeni katandisur si mos më keq. PS mori më shumë vota se 4 vite më parë, ju më pak. Nuk keni as projekt, as program dhe as lidership. Ju dini vetëm të ndërtoni strategji për të bllokuar suksesin e të tjerëve, ju keni humbur përgjegjësinë.
Mua nuk më shqetëson fati i PD, por fati i opozitës si institucion. Ju me tuajën jeni në rregull, pasi nuk lini gjë pa sharë, kur dikush nëpër dhëmbë iu thotë keni rrjedhur. Fajin e kemi ne që votohemi dhe bëjmë sukses, ju nuk keni asnjë faj. Jeni kthyer pas marshimit në çadrën e dasmën me 9 deputetë më pak dhe 200 mijë pupla më pak, i latë rrugës dhe nuk reflektoni.
Ngri volumin si frikacaku kur përshkon pyllin natën. Sa të ketë krim, drogë dhe mafie dhe 100 fjalë të tjera për garniturë kur vjen fjala e 101 ngelni. Dhe për 100 vite të tjera ju jeni në rregull, priteni pushtetin që t’iu vijë.
Edhe miku im Basha, pasi bëri një akt lidershipi me aktin e 18 majit, e mohoi se u tremb nga Topalli dhe Patozi, nga ofiqarët e SHUQP që humbën karrigen dhe nuk bëri gjë tjetër por u kthye të çadra e dasmave. E mohoi edhe ripohoi politikën qorre dhe memece, që iu katandisni në një gjysma gjel. Shto këtu edhe miqtë e LSI, që qetësinë e dashurinë e kanë zëvendësuar me llapazanërinë.
Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall. Kë të qaj më parë vëllain apo motrën që kanë një hall, që i ka bërë bashkë në një kazan si ky, si të luftojmë krimin apo drogën”. Në vend të opozitës sot janë dy shartore, bam me bojë e bum me dhëmbë, shaj dhe shpif, nuk dini gjë tjetër të bëjnë. Leri ata në fund nuk kanë faj fare, ishin e treta e vërteta, se cfarë u ndodhi që donin të ishin e para e papara dhe i bini murit me kokë.
Unë s’jam aspak përdorues as shitës as trafikant as bos i trafikut të drogës, juve ju duhen këto, përdorini, jepini, dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallenjtë që nuk janë. Unë nuk jam as duarlidhur nga ndonjë lidhje me krimin dhe s’kam pasur asnjë lidhje me ato që keni thënë ju, keni 18 vjet që më keni futur në kallëpin e asaj bote dhe ja ku më keni këtu. Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part-time dhe bëni fotografi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skenderbeu që bëheshin njehërë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri.
Ju po vazhdoni që ta mbani Shqipërinë larg Europës. Ne do të përfshihemi në diskutim edhe me partneret edhe me ju, vullneti është i qartë, komisionin do ta ngremë. Do të vazhdojmë që të luftojmë për standarde. Kjo është përgjegjësia jonë. Ju vazhdoni njësojeni Shqipërinë me krimin dhe drogën, mos lini rast e përdorur Shqipërinë dele të zezë. Ju nuk keni faj se ju nuk mbani përgjegjësi për PD jo për këto që po flasim, ju nuk e kuptoni. Laj, thaj dhe shaj ky është programi juaj. Laj, thaj, shaj, kanatieren e sulmuesit të Saliut. Ju jeni top i gjatë dhe rrëmujë para porte dhe të dalë ku të dalë. Apo do iu votojnë për liderin, që thotë merruni me këmbët e kundërshtarit, se ju nuk keni lideship. Ju bjeruni këmbëve ne do merremi me topin’ deklaroi Rama.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Kuvend
Okukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi.
Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet.
Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse dy të dyshuarit kryesor për Elbasanin ndodhen në Holandë dhe jo para drejtësisë, pse Durim Keci u fsheh në Interpol. Ti je pa shkollë dhe pa kurajo dhe këllqe. Ti je pa shkollë në krahasim me grupin e opozitës. Ti zgjedh krimin, dëftesat false, krimin dhe grabitqarët. Shit-blerja e votës është rekomandimi kryesor i OSBE. Votat u blenë nga Rama, i cili e ndikoi dhe dhunoi votën me kriminelët dhe bandat. Në 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë
VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Rama
VIDEO/Fjala e plotë e kreut të PD-së Basha
dy.b/shqiptarja.com