Komisioni i Venecias do të vijë në Shqipëri për të asistuar Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore mandati i së cilit përfundon me datën 30 nëntor.

Venecia ka pranuar dërgimin e 2 ekspertëve në Tiranë me datën 25 nëntor që do të asistojnë komisionin e reformës kryesisht për ligjin për financimin e partive Politike.

Në qershor të vitit 2026 Komisioni dërgoi komentet e para në Shqipëri për ligjin e financimit, ndërsa tanimë ato janë integruar në draft dhe pritet t’i nënshtrohem për herë të dytë vlerësimit ndërkombëtar.

Ende pa përgjigje mbetet misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve pranë OSBE, ODIHR ndaj të cilit kuvendi ka kërkuar gjithashtu ekspertizë.

Afati i komisionit mbyllet më 30 nëntor. Nëse deri atëherë nuk ka marrëveshje me PD-në, mazhoranca do ta çojë e vetme draftin në Kuvend.