'Zgjedhorja'/ Palët larg konsensusit! Hajdari dhe Gjiknuri: PD s'do ndryshim sistemi! Bylykbashi: E pavërtetë, e refuzon PS-ja

TIRANË-Ndryshimi i sistemit dhe depolitizimi i administratës zgjedhore ka larguar palët nga konsensusi për Reformën Zgjedhore, teksa ka pasur përplasje qëndrimesh mes mazhorancës/opozitës së re dhe opozitës jashtëparlamentare. Teksa dy bashkëkryetarët për komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari tha se PD-ja nuk kërkon ndryshimin e sistemit, tjetër ka deklaruar përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi. Në përfundim të mbledhjes së sotme për 'Zgjedhoren', Bylykbashi tha se opozita është e hapur për ndryshim sistemi.

"Në tryezën e sotme nuk mazhoranca nuk mbështeti asnjë nga propozimet e zonjës Hajdari, ndërkohë që opozita shprehu gatishmërinë për të diskutuar propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral. Jemi të hapur dhe vazhdon diskutimi, por nuk pamë asnjë qëndrim nga mazhoranca", tha Bylykbashi, teksa tha se ajo se çfarë pa në mbledhjen e sotme nga mazhoranca është synimi për ta miratuar të njëanshëm këtë reformë. "U përvijua një linjë që mund të çojë shumë shpejt, drejt një miratimi të njëanshëm të drafteve që ne jo vetëm nuk do pranojmë, duam që shqiptarët të kenë konsensus", vijoi ai.

Ndryshe u shprehën Gjiknuri dhe Hajdari me këtë të fundit që u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbështesin asnjë iniciativë të marrë nga demokratët.

"Trumbetuan një ndryshim sistemi, nuk thanë asgjë. Listat e hapura, janë varianti më i mirë i mundshëm sepse fuqizojnë qytetarë dhe opozita nuk duhet të jetë kundër. Kjo opozitë refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi, ndërkohë që PS-ja është e hapur për ta konsideruar si mund të procedohet më vonë. Jam e vendosur që do t'i shkojmë deri në fund të kësaj çështje. Kjo është një kauzë e vërtetë qytetare, dhe opozita jashtë parlamentit nuk duhet të ketë frikë. I bëj thirrje faktorit politik të mos mbështetë këtë iniciativ, tregojnë që nuk kanë vullnet për ndryshim sistemi. Opozita nuk do konkurrencë", tha Hajdari.

"PS e hapur për të diskutuar për sistemi, aktualisht nuk kemi një qëndrim. Nëse do krijohet një Komision Kushtetues për sistemin patjetër që do hulumtojmë propozimet, por do më shumë konsultime", tha Gjiknuri.

Bylykbashi është ndalur të flasë edhe për propozimet e bëra nga PD-ja për depolitizimin e administratës Zgjedhore, propozim ky që është kundërshtuar nga mazhoranca.

"Administrimi i votimit, i numërimit është jo politik ndërkohë që vendimmarrjet bëhen nga palët ruajnë garancitë. Është një propozim që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Në qendrën e votimit do e administrojë një person jo politik, partitë janë aty për monitorim. Gjithashtu edhe numërimi dhe nxjerrja e rezultatit. Rinumërimi i votave para se të nxirret rezultati, që nëse një komisioner i ka shkuar ndërmend të vjedhë, të përgjigjet e të ndiqen penalisht dhe jo të bëhet me gjobë", tha Bylykbashi.

"Sa i përket propozimeve të PD-së, ishte një opsion që nuk çonte në depolitizimin. Vendimmarrjen prap u mbeten përfaqësuesve politik", u përgjigj Gjiknuri.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja