Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama: S'ka lidhje me paktin që po punojmë me Athinën, Meta të rrijë i qetë, të mos bëjë rafting me Kushtetutën

TIRANE-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Vjena ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE-së u shpreh se zgjerim i Greqisë me 12 milje në detin Jon nuk ka lidhje me paktin që po negociohet me Greqinë. Ai ripërsëriti edhe njëherë se kjo është një e drejtë e Greqisë, ashtu sikur Shqipëria e ka ushtruar që në vitin 1990.

"Harta në media? Së pari, nuk jam në dijeni për këtë, por edhe një herë, deklarata e Kryeministrit Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tanë territorialë, nuk ka lidhje me marrëveshjen për të cilën ne po punojmë, por nuk e kemi arritur akoma me palën greke, nuk ka lidhje me asgjë nga ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme, ose nga padituria për të nxitur një shqetësim në mënyrë artificiale. Pse nuk ka lidhje? Sepse shtrirja në 6 milje plus në ujërat territorialë është një e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar. Ne jemi shtrirë ndërkohë në ujërat tanë territorialë me 6 miljet, që në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë. E kemi depozituar, shteti shqiptar, në mars, në OKB. Greqia nuk e ka kontestuar dhe nuk ka çfarë konteston.

Atyre që pyesin, po mirë, deri sa ata po shtrihen, ku po shtrihen? Ju them edhe një herë, në mënyrë të thjeshtë: midis ujërave territorialë të vendeve ka ujëra të ndërmjetëm, ujëra ndërkombëtarë, pra, njësoj siç ka rrugë midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar, ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta. Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike, të përcaktuar nga Konventa, është e drejtë e çdo shteti.

Disa ngrenë çështjen që shiko çfarë bëhet midis Turqisë dhe Greqisë. Nuk ka lidhje me këtë aspekt. Nuk ka lidhje me të drejtën për t’u shtrirë në ujërat territorialë në bazë të Konventës së Detit. Ajo që ndodh mes Turqisë dhe Greqisë është ekzaktësisht një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territorialë të njërit dhe të tjetrit. Një mosmarrëveshje që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive, por për të cilën akoma nuk kemi një rezultat përfundimtar dhe për të cilën akoma nuk kemi dakordësimin e të dyja palëve.

Kështu që harta që dalin siç dilnin ato hartat që do copëtohej Kosova, siç dilnin harta të tjera që do copëtohej nuk e di se kush vend tjetër, apo siç dalin harta se si do shtrihet Shqipëria përtej vetes dhe si do shtrihet Serbia përtej vetes dhe si do shtrihet dreqi e di përtej vetes, janë spekulime që nuk kanë lidhje me realitetin. E fundit, dua të them që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. E kam thënë këtë sa herë kam hyrë në debatin për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk bëhet dot fshehurazi! Nuk është një konspiracion që bëhet midis dy palëve dhe nuk e merr vesh njeri. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj. Nuk është diçka që bëhet fshehurazi.

Përsa i përket transparencës, për sa kohë, ne jemi në negociata, negociatat nuk bëhen në popull, por ama një gjë është e sigurtë. Qëndrimi ynë është i qartë dhe puna e bërë me palën greke është një punë me frymë konstruktive. Ndërkohë që deklarata e bërë - ky debat ka shpërthyer dhe një herë tjetër, kur të njëjtën deklaratë bëri ministri i Jashtëm i Greqisë, apo jo? - është pa lidhe me temën, nuk ka lidhje.

Çdo palë ka strategjinë e vetë të komunikimit, ka rrugën e vetë për të komunikuar me publikun dhe ajo deklaratë është bërë në kuadrin e një qëndrimi tërësor të mbajtur nga Kryeministri  Greqisë për ujërat territorialë dhe për marrëveshjen me Egjiptin, me Italinë e kështu me radhë. Kështu që besoj se kush do të dëgjojë nuk ka asnjë gjë këtu për të mos kuptuar. Kush do të kuptojë, mjafton me pak durim të ndjekë fillin e arsyetimit dhe edhe një herë të kuptojë, këtë që Greqia do ta bëjë tani, Shqipëria e ka bërë në vitin 1990, shteti i atëhershëm. Shteti, në mars të ’90-s ka depozituar para zgjedhjeve të para pluraliste, pasi ka bërë procesin, ka depozituar në OKB që Shqipëria shtrihet këtu. Mbaroi" tha ai.

Një përgjigje, kryeministri Edi Rama e kishte edhe për Presidentin Ilir Meta, që ditën e djeshme tha se është aty për të mbrojtur Kushtetutën për ujërat territoriale. "Ajo që unë di është që në radhë të parë, njëherë Presidenti duhet të informohet mirë dhe në vend që të thotë se për çfarë është aty, se këtë e dimë se për çfarë është, të bëjë atë që duhet të bëjë sepse është aty e të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë që buron nga Konventa e të drejtës së detit në Montego Bay dhe që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur kapeni ju tani dhe hajdeni mbroni me mua Kushtetutën, se këtu, për fat të mirë të Kushtetutës, Presidenti nuk ka lidhje fare, sepse nuk hyn fare e drejta kushtetuese shqiptare në të drejtën e vendit fqinj për të ushtruar atë që jep konventa ndërkombëtare e që nuk prek ujërat territoriale të Shqipërisë.

Pra, është si puna e kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga një anë, shkëmbinj nga ana tjetër dhe në mes ka një rrjedhë ujore. Konventa u ka dhënë të dy shkëmbinjve mundësinë që të marrin nga ajo rrjedhë ujore brenda anës së tyre, ama, jo të kapërcejnë lumin e të kapin shkëmbin tjetër, të marrin milje në mënyrë të barabartë. Shqipëria i ka marrë, Greqia do i marri dhe kështu që Presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë rafting me Kushtetutën dhe me një çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë" tha ai.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tuci: 28/08/2020 16:31

    Si nuk doli nje shqiptar te udheheqi shqiperin Por te gjith antishqiptar per tu cudit

    Përgjigju
  • Oficeri: 28/08/2020 15:56

    Mos u beni merak nuk esht asgje ...nuk do ndodhe hataja...sic ishin do jene..ate det qe kishim qe ne 58 -en do kemi u ratifikua prap ne 1990-en ne baz te ligjeve boterore...nuk shkel rama ne dras te kalbur...pastaj esht vendimi i gj.kushtetuse qe e hodhi posht bashk me ps ne...esht RAMA e ps ja ne PUSHTET mos haroni....

    Përgjigju
  • ther: 28/08/2020 15:54

    likja eshte mese i qete, mos e firmos dhe kaq, pse do firmosi palacolliqet e nje kryetari qe ka dal nga cmendina.

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/08/2020 15:49

    Ore ti kryeministter a di ti të thuash jo ndojherë, ap veq ia fut ok qdo kerkese të grekut turkut dhe serbit, si je duke menduar kështu ...???

    Përgjigju
    • Analfabetizmi: 28/08/2020 16:48

      Shume i ploget je mor djal.gjynah

  • Ilor: 28/08/2020 13:56

    Une jam i qete per sa kohe kemi Meten me bllok ne dore 7% do ju a kepusim grekeve.

    Përgjigju
  • BASTARDI SALMUT: 28/08/2020 13:47

    NJERIU MË PIS NË TË GJITH HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR ËSHTË SALMUT QENEF WC PUBLIKE SALBAJGA. ISH SEKRETAR PARTIE SPIUN I SËRBIT KRIMINEL TRADHTAR HAJDUT IDJOT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli