'Zgjerimi me 12 milje në det i Greqisë', Braçe: Nuk aplikohet aty ku nuk ka hapësirë

Braçe u shpreh dhe për debatin që kanë shkaktuar deklaratat e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në det. Sipas tij zgjerimi nuk mund të bëhet aty ku nuk ka hapësirë duke hedhur poshtë hartat e publikuara nga mediat greke që zgjerimin me 12 milje e nisin në veri të ishullit Othonoi dhe në veri të ishullit Erikusa.

"Parimi i 12 miljeve sipas asaj konvente të të drejtës së detit që ju citoni zbatohet atje ku ka hapësirë jo atje ku nuk ka. Nuk shkojmë fare tek ishuj pasi në atë hapësirë nuk mund të aplikohet parimi i 12 miljeve, nuk mund të aplikohet fare", tha Braçe.

Brace shtoi se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Greqinë ndërsa theksoi se vija e kuqe për çdo marrëveshje të mundshme mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

"Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi këtë vendim nuk mund të dal kurrkush as parlamenti as Presidenti as qeveria, as grupet negociatore. Grupet negociatore ngrihen me miratim të Presidentit dhe sot nuk ka madje nuk ka as negociatë", tha Braçe.


Lajmi kryesor:

SHBA u bëri apel partive politike për kandidatët për deputetë/ Braçe akuza të forta Metës dhe Bashës: Po kontaktojnë kriminelë për zgjedhjet e 2021


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës