SHBA u bëri apel partive politike për kandidatët për deputetë/ Braçe akuza të forta Metës dhe Bashës: Po kontaktojnë kriminelë për zgjedhjet e 2021

Një ditë pas apelit të Ambasadës Amerikane që partitë politike të rrinë larg elementeve kriminale zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzon ashpër presidentin Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha se po kontaktojnë çdo ditë njerëz të krimit me synim për të ndikuar në zgjedhjet e 2021.

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Erion Braçe për gazetarin Denis Minga i kërkoi policisë të ndërhyjë për të neutralizuar këta individë të botës së krimit.

"Dje është bërë publike një thirrje e qeverisë së SHBA drejtuar udhëheqësve shqiptarë, përfshirë edhe PS, përmes ambasadores së SHBA, një thirrje shumë e drejtë, por është e pamjaftueshme. Ajo që mua më shqetëson është kontakti në botën e krimit, që mua më shqetëson. Nga njëra anë i dëgjojë të katër, Berishën Bashën, Metën e Kryemadhin që flasin për këtë gjë, por nga ata tjetër po kontaktojnë me ata që janë pjesë e botës së krimit, po kontaktojnë më ata që janë të fortë. Unë se kam pasur nevojën kurrë as kur kam qenë deputete në Poliçan, as në Berat as sot në Divjakë e Lushnje. Kush bën punë përditë në kontakt me popullin, iu hap telefonin, iu shërben njerëzve se kam patur, kudo ku lëvizin këto personazhe që janë udhëheqës të rëndësishëm të opozitës sot apo partive politike që do konkurrojnë nesër në zgjedhje, shikoj në enturazhin se janë pisa, horra, se janë njerëz që lëvizin me thasë me para, ne zgjedhjet e 2017. Janë rishfaqur sërish në Lushnje, rreth këtyre udhëheqësve politikë, banditë rrugësh, janë kontaktuar nga këta njerëz dhe kontaktohen publikisht në ambiente publike se ky lloj kontakti e takimi iu vlen, që të tjerë shikojnë kush është shoku në atë lagje ku duhet votuar. Kjo më shqetëson mua. Kjo më bën të kërkojë që policia të bëjë detyrën kundrejt kontingjentit kriminal që blen vota dhe intimidon dhe ndikon tek votuesi përmes pushtetit që kanë një territor të caktuar", tha Braçe.

Për Braçen këto kontakte më këto personazhe tipike dhe kriminale po rilidhen për zgjedhjet e ardhshme për të marrë sa më shumë vota përmes forcës.

"Patjetër që këto kontakte kanë funksion në zgjedhjet e ardhme se për çfarë i takon tani në Fier, Lushnje, Krujë, Lezhë dhe janë  personazhe tipike që ditën i ke nëpër foltoret e partive duke folur kundër krimit dhe në darkë duke pirë me ta nëpër tavolina", tha Braçe për Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
'Zgjerimi me 12 milje në det i Greqisë', Braçe: Nuk aplikohet aty ku nuk ka hapësirë

Braçe u shpreh dhe për debatin që kanë shkaktuar deklaratat e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në det. Sipas tij zgjerimi nuk mund të bëhet aty ku nuk ka hapësirë duke hedhur poshtë hartat e publikuara nga mediat greke që zgjerimin me 12 milje e nisin në veri të ishullit Othonoi dhe në veri të ishullit Erikusa.

"Parimi i 12 miljeve sipas asaj konvente të të drejtës së detit që ju citoni zbatohet atje ku ka hapësirë jo atje ku nuk ka. Nuk shkojmë fare tek ishuj pasi në atë hapësirë nuk mund të aplikohet parimi i 12 miljeve, nuk mund të aplikohet fare", tha Braçe.

Brace shtoi se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Greqinë ndërsa theksoi se vija e kuqe për çdo marrëveshje të mundshme mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

"Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi këtë vendim nuk mund të dal kurrkush as parlamenti as Presidenti as qeveria, as grupet negociatore. Grupet negociatore ngrihen me miratim të Presidentit dhe sot nuk ka madje nuk ka as negociatë", tha Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 03/09/2020 11:03

    Pershendetje, Nuk e kuptoj kete njeri qe del tani dhe Pa asnje ndjenje pergjegjesie flet se presidenti dhe kryetari i opozites takohen me kriminele. Po cfare detyre ke ti, te lejosh kriminelet te rrine rrugeve, etj etj etj Nuk simpatizoj asnje pale, Por kur del edhe zv/kryeministri dhe thote Ky apo ai u takua me kriminelin, po njerezit e thjeshte cfare duhet te mendojne. Sipas zv/kryeministrit ne Shqiperi mungon siguria per jeten.

    Përgjigju
  • Nisi: 03/09/2020 10:18

    Na cmendet vetem llafe keni,populli eshte lodh sshume.nuk mund te zgjedhes nje hallpo dhan lek zyrtaret e policise te korruptuar.ju vazhdoni te pasuroheni bani si te ndershem.

    Përgjigju
  • Astrit shba: 03/09/2020 05:16

    Brace je zv.Kr.Minister,kur flet per takime te politikaneve me kriminel,thuaj emrat ti njohe populli,po nuk ishe tii sigurte qe ruhesh me roje,ne kush na mbron,mos kij frike nga e verteta sado e hidhur te jete tregoji publikut emrat e politikaneve qe ulen dhe i kerkojne kriminelve te punojn per ta.Po nuk pati kurajo per ta bere kete pushtetari,me mire mos prano te qeverisesh.Qeversja do kellqe te forta,patriotizem ndaj vendit tend,kurajo e guxim per ta mbrojtur atdheun nga ata qe duan te shkatrrojn

    Përgjigju
  • hasani: 03/09/2020 00:04

    na knace o brace, po ku keni lene kriminele ju te lire, i keni zene ye gjithe per vete

    Përgjigju
  • Vloreee: 02/09/2020 21:04

    Foli me emra me ke kontaktoin... apo ske b*the

    Përgjigju
  • Muta: 02/09/2020 18:51

    Edhe po te kish deshire te benin ndryshe nuk kane mundesi o Brace. C’ti beje M*ta, nje njeri te mire ai? Po Boshi Sales?! Leri mos u bjer ne kafe, per kete nuk kane faj ...

    Përgjigju
  • Roni: 02/09/2020 18:42

    Partia Demokratike,Parti qe simulon prostitucionin,hajdutllekun,dinakrin,dhe e ka mare pushtetin gjithe kohes me maskaralleqe duke percare , vrare Me pake fjale PARTI ISLAMO FASHISTE.

    Përgjigju
  • Hajde Braçe hajde: 02/09/2020 18:40

    Ahahahahahhaha, jo me qesh i thone kesaj po me u dh. fare. Po si more kolopuçi brace, cfare po na thua. Po ti je shteti, cjane keto grupe fuqishme kriminale, kush jane ata te incerenatoreve banda lushnjes, apo ata durresit dhe shijakut...pse na e le enigem keshtu, do na lesh pa fjetur sot. Po ti ke lleshin aty minister, gjeneral madje, cben lleshi krihet gjithe diten!!! Po kjo qenka tmerr, ne duhet cohemi gjithe si popull ti arrestojme keto grupe fuqishme kriminale bashke me bashen e meten. Ne si popull direkt duhet te cohemi ti arrestojme, tju bejme gjyqin ti denojme edhe ju pastaj gjithe rilindja e ps bashke te shpetoni, te mbreteroni te qete ju edhe 14 breza pas jush. Shko mor karagjoz andej se jeni bere gazi botes, sju duron dot me njeri e as ju ka ne refene fare se njerezit jane te mbytur ne halle, ju talleni e pasuroheni nga gjaku jone. Zhduku nga ekrani o laper.

    Përgjigju
    • Robshi: 02/09/2020 19:15

      Vella do kesh nga ato kapelet qe pengon percjelljen e valeve te ka...llekut ertv te te depertojne ne tru... prandaj mendon ndryshe :)

  • Blerdi: 02/09/2020 18:37

    O ti xhuxh legen mashtrus i rilindjes...! Ti je me barboni i rilindjes.! Le te meren Pd Lisi me keto vec ju pkera me ju zhduk nga qeveria!!!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 02/09/2020 18:23

    Brace Di Ferro... Dihet Gjiri i Lalzit se per c'fare llogjesh njihen historikisht!!!! Per c'do gje qe u del nga goja ata vetem konfirmojne se ashtu kane bere dhe kan nder mend te bejne!!! Mbani syte hapur !!!

    Përgjigju
    • JamKushJam: 02/09/2020 22:34

      I paske ven vetes qellim te hedhesh helm??? Hallall kush ta gelltit. Kush ka TRU dhe shef pertej hundes se vet (apo karriges se premtuar ne te ardhmen e 'rotacionit',rroges mujore, premtimeve te pasurimit te shpejt pa pune etj..) s'ta ha at kokerr ulliri or trim!!! REFORMA VAZHDON DHE DO VAZHDOJ!!!!!

    • Reforma u tradhëtua !: 02/09/2020 22:26

      E ka thênê ai pulici i portokallisě qé ky popull rri,rri edhe ha ndonjé m.... ! Prandaj kot lodhesh o braçe, lêre se i ka ardh vakti ta haj prap....ka 7-8 vite pa té !.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë