Zgjerimi 'patatja e nxehtë' e Brukselit, Euroaktiv: Kriza politike në Shqipëri mund të ndikojë negociatat

Zgjerimi 'patatja e nxehtë' e Brukselit, Euroaktiv: Kriza politike në Shqipëri mund të ndikojë negociatat

Media holandeze “Euroactiv”, e specializuar për artikujt e politik-bërjes europiane, në një artikull që i kushton zgjerimit të BE-së, shkruan se kjo çështje është bërë shumë e ndërlikuar.

"Zgjerimi i BE-së është bërë një 'patate e nxehtë' për Brukselin dhe për shtetet anëtare", shkruan 'Euroactiv'.  

Çështja e zgjerimit u trajtua në një debat të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm për ngurrimin e disa shteteve anëtare për pranimin e vendeve të reja dhe për pengesat ekzistuese të brendshme në lidhje me këtë çështje.

Për Malin e Zi sipas 'Euroactiv' mund të jetë gati për të trokitur në dyert e BE-së për pranim.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë 'Euroactiv' shkruan se të dy vendet morën një përgjigje pozitive nga ekzekutivi i BE-së për të hapur bisedimet e pranimit. Megjithatë, Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit, shkruan Euraktiv.

Diplomatët e EU kanë thënë për EURACTIV se mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar shkëputjen e njërit nga dy vendet, duke thënë se “ne nuk mendojmë se Shqipëria është e gatshme të hapë negociatat në këtë fazë”, duke pranuar nevojën për të shpërblyer “hapat e mëdhenj” që ka bërë Maqedonia”, shkruan Euroactiv.

Në artikullin kushtuar zgjerimit, Euroactiv shkruan se Holanda në veçanti, do t'i japë Shqipërisë një goditje dhe po kërkon të pezullojë regjimin pa viza që gëzon vendi, pasi ekziston frika e mafies shqiptare që lëviz lirshëm në të gjithë BE.

Euroactiv shkruan edhe për protestat në vendin tonë. Sipas kësaj medie, kriza politike mund të ketë një efekt mbytës në vendimin e Këshillit Europian që pritet në fund të qershorit.

"E di që situata politike nuk është e mirë, por ka shumë të rinj në Shqipëri që ëndërrojnë të studiojnë dhe punojnë në BE. Shpresoj që Këshilli do të japë një opinion pozitiv për ne dhe Maqedoninë Veriore. Përndryshe, njerëzit do të humbin shpresën dhe ëndrrën e BE-së ", tha Uarda Celami, këshilltarja në Misionin e Shqipërisë në BE.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)