Zgjerohet gjeografia e eksporteve bujqësore në BE


TIRANE, 3 Korrik /ATSH/- Rritja e prodhimit bujqësor vendas po ndjek trendin e rritjes të eksporteve por edhe të hartës gjeografike ose shteteve ku shkojnë eksportet shqiptare. Gjeografie e eksporteve përgjatë këtij viti ka shënuar zhvillime interesante.
Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë, sot janë me dhjetra biznese bujqësore që po krijojnë zinxhir prodhimi në fermë duke favorizuar eksportet e produkteve bujqësore.
Një ndër këto modele (te fermave me cikël të mbyllur prodhimi) është një pikë grumbullimi, në Fier, ajo bën një xhiro vjetore prej miliona eurosh të mallrave dhe eksporton duke filluar që nga Gjermania, Polonia që janë vende të Bashkimit Evropian, dhe deri në Bjellorusi, Serbi e Maqedoni.
Maqedonia vetë është një eksportuese e perimeve por fermerët shqiptarë eksportojnë edhe në Maqedoni. Pikërisht sepse kemi domate me shumë cilësi dhe domatja shqiptare kërkohet për vlerat e veçanta, sidomos domatja e Divjakës.
Prodhim bujqësor
Burime nga dikasteri i Bujqësisë shprehen se, prodhimet shqiptare eksportohen në Maqedoni, eksportohen në Rusi pavarësisht se është shtet i largët. Madje kërkesat për eksportin e perimeve të freskëta dhe të gjitha llojeve të frutave është në rritje, ndersa ekspertet sygjerojne, se duhet të mendojmë jo vetëm për eksportin e perimeve dhe frutave të freskëta por edhe përpunimin e tyrë në vend, nëpërmjet industrisë agropërpunuese, pra duke i dhënë një vlerë të shtuar ekonomisë së vendit.
"Ne kemi sipërmarje shumë të sukseshme të cilat në një farë mënyre kanë filluar që të shtojnë intensitetin e përpunimit të prodhimeve vëndase, thonë ekspertët e ministrisë së Bujqësisë duke sjellë në vëmendje komunën Sidney në Berat për shembull, të cilët eksportojnë rregullisht jashtë vendit prodhimet bujqësore të zonës. Dhe kjo është shumë inkurajuese. Ndërsa nga ana tjetër përveç këtij potenciali të madh të zhvillimit, një pikë tjetër e fortë është prodhimi i bimëve medicinale, të cilat natyrisht shkojnë të gjitha për eksport, kryesisht në tregun amerikan.
Por ekspertët tërheqin vëmendje se duhet bërë kujdes në ruajtjen e farërave autoktone, pasi në rast se shesim në tregun amerikan shesim sepse përdorim sherebel me farë autoktone, e cila është e pakrahasueshme edhe me farën që vjen nga Kina. "Madje fermerët tanë e provuan dhe e bënë këtë gabim, ngaqë donin të shtonin prodhimin importuan farën kineze dhe rezultoi që sherebela ishte totalisht me cilësi tjetër, me vlera shumë më të ulta dhe këtë e ndjeu edhe tregu amerikan, i cili uli çmimin. Pasi vetëm me fara autoktone mund të ruajmë çmimin dhe mund të garantojmë tregun"- thone ekspertet.
Nga ana tjetër vendi ynë ka edhe potenciale të tjera zhvillimi, të cilat duhen eksploruar dhe duhen parë me shumë seriozitet, siç është akuakultura.
 
Flota e peshkimit ne kalaten lindore te portit te Durresit. Foto Arkiv:ATSH
Shqipëria ka 410 kilometra bregdet dhe ka potencial shumë të madh peshkimi. Kryesisht për peshkun e rritur në impiante në det, Koc e Levrek, të cilët janë jashtëzakonisht të kërkuar nga tregjet rajonale. Shqipëria tashmë ka liçencë eksporti për peshkun e freskët në vendet e Bashkimit Evropian, pra ka marrë pashaportën evropiane, por ekspertët sygjerojnë se duhet të rriten kapacitetet tona prodhuese që ky peshk të jetë jo vetëm për tregun e brendshëm të vëndit por mund të shkojë fare mirë në tregjet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, ngaqë është vend më afër por edhe në Greqi dhe më gjerë. e,xh/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno