Harta e gripit të shpendëve në vendin tonë është zgjeruar. Ministria e Bujqësisë njofton se është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve në qarkun e Vlorës, në fshatin Aliban, ndërsa deri tani në gjithë vendin janë konfirmuar vatra të virusit në Durrës, Dibër, Korçë dhe Divjakë.
Në një deklaratë për mediat, zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci nënvizon se po kryhet monitorimi i kujdesshëm i situatës, në të gjithë territorin e vendit, ndërsa AKVMB po vazhdon kontrollet në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e vendit. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.
Ministria e Bujqësisë bën me dije në bashkëpunim me bashkitë, janë marrë masa për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitje. Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara, thotë më tej zv.ministria e Bujqësisë.
'Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.'- njofton ministria.
Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Janë katër vatra aktive të konfirmuara në Durrës, Korçë, Dibër dhe në Divjakë. Pavarësisht shqetësimeve te qytetarët dhe panikut të shkaktuar nga kjo sëmundje, autoritetet kanë theksuar më shumë se një herë se nuk paraqitet asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të shpendëve apo vezëve.
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
-
Vlorë/ U gjetën shpendë të ngordhur në plazhin e vjetër dy ditë më parë, analizat rezultojnë pozitive për gripin e shpendëve
7 Janar, 09:14
-
SHBA, shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në Luiziana
7 Janar, 09:01
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh
5 Janar, 10:42
-
Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet, qytetarët: Kemi frikë ta konsumojmë mishin
29 Dhjetor 2024, 10:53
-
Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona
28 Dhjetor 2024, 19:56
-
Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
27 Dhjetor 2024, 17:08
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor 2024, 08:46
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor 2024, 14:34
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18