Zgjerohet harta e llojit të ri të COVID, Spanja, Franca dhe Suedia regjistrojnë rastet e para! Të gjithë të kthyer nga Britania

Zgjerohet harta e llojit të ri të COVID, Spanja, Franca dhe Suedia regjistrojnë rastet e para! Të gjithë të kthyer nga Britania

Foto ilustruese

Më shumë raste të variantit të ri të Covid janë indetifikuar në Evropë. Pasi u shfaq fillimisht në Britania e Madhe, rastet e para të të infektuarve me llojin e ri të COVID janë shfaqur edhe në Spanjë, Francë dhe Suedi.

Infeksionet janë të lidhura me njerëz të kthyer nga Britania e Madhe. Franca, Danimarka, Hollanda, Italia dhe Gjermania, si dhe vende të tjera jashtë Evropës, kanë raportuar gjithashtu raste me llojin e ri të COVID në ditët e fundit.

Detajet e dhëna një javë më parë të variantit të ri në Angli sollën ndalimin e udhëtimeve nga dhjetra vende, ku një prej tyre ishte dhe Shqipëria. Shkencëtarët thonë se varianti i ri është dukshëm më i transmetueshëm se lloji i parë, por jo domosdoshmërisht më shumë i rrezikshëm.

Ndërkohë Hungaria u bë vendi i parë i BE-së që filloi vaksinimin e njerëzve kundër këtij virusi. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se marrësi i parë i vaksinës Pfizer-BioNTech atje ishte një mjek në Spitalin Qendror Del-Pest.

Zëvendës shefi i shëndetit në Madrid Antonio Zapatero tha se rastet e konfirmuara në kryeqytetin spanjoll përfshinin tre të afërm të një burri që fluturoi nga Britania e Madhe të enjten. Rasti i katërt kishte të bënte me një burrë tjetër, i cili gjithashtu kishte udhëtuar nga Britania e Madhe.

Zapatero tha se asnjë nga pacientët nuk ishte i sëmurë rëndë dhe se "nuk kishte vend për alarm". Ndërkaq ai shtoi se kishte tre raste të tjera të dyshuara të variantit të rë të COVID, megjithëse rezultatet e testit nuk do të jenë gati para të martës ose të mërkurës.

Agjencia shëndetësore e Suedisë tha se një udhëtar ishte i sëmurë nga COVIDI i ri, por ai ishte vetëizoluar sapo ishte kthyer nga Britania e Madhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vaksina: 27/12/2020 01:39

    Çfarë simptomash ka Ky virusi ta dimë? Apo i ngjashem me tjetrin?

    Përgjigju
  • Publik: 26/12/2020 18:37

    Po mjekët tanë i kanë prezantuar me këtë "mikun" e ri? Arrijnë ta shquajnë nga tjetri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë