Zgjerohet harta e të prekurve me koronavirus në qarkun e Shkodrës.

Burime për Report Tv nga Shkodra bëjnë me dije se sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus, ku njëri prej tyre është punonjës i policisë në burgun e Reçit.

Nga të prekurit një rast është infermiere në reanimacionin e Shkodrës ndërkohë që rastet e tjera dyshohet se janë nga familjarë të prekurve të tjerë.