Sot janë bërë 40 teste të reja në Kukës nga ku kanë rezultuar 2 raste të reja të infektuar me koronavirus.
Burime për Report Tv pohojnë se të infektuarit janë familjarë të infermierit që rezultoi me COVID të martën. Më herët infermieri infektoi 4 familjarë dhe një koleg i tij, që rezultuan pozitiv me koronavirus.
Me 2 rastet e sotme, shkon në 6 numri i familjarëve që infektoi infermieri në Kukës. Në total janë 11 të infektuar në Kukës, 5 prej tyre personel shëndetësor.
Komento