TIRANE- Bardhok Pulaj dhe Erieta Laçej janë përzgjedhur si drejtorë të Drejorive Arsimorë për qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Përzgjedhja është bërë pas debatit publik që u zhvillua mes kandidatëve që arritën të shkonin në finalen publike. Fituesit u vlerësuan nga një juri e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.
Kandidatet kanë prezantuar platformat e tyre për arsimin ne Lezhe dhe Shkodër, duke vendosur pikat e forta dhe te dobëta, ku duhet ndërhyrje imediate. Pas shpalljes fitues, drejtorët e ri të Drejtorive Arsimore kanë deklaruar se do të jenë bashkëpunues me çdo drejtues dhe çdo mësues për t’i dhënën një drejtim të ri arsimit në këto qarqe.
E pranishme në këtë garë të fundit ka qenë edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila në fjlën e saj ka vlerësuar këtë proces si transparent dhe ku gjithçka ka ardhur në bazë të meritës së konkurentëve.
Kanë qenë 230 kandidatë që e kanë nisur këtë garë nga 13 qarqe të vendit me anë të një testimi me shkrim. Faza e dytë ka qenë ajo e intervistimit pranë Ministrisë së Arsimit, fazë të cilën e kanë kaluar vetëm 68 kandidatë. Kjo është faza përfundimtarë që përkon edhe me përzgjedhjen e fituesve.
Ditën e djeshme janë zhvilluar finalet në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës, ndërsa sot do të zhvillohen përzgjedhjet për Tirane- Qark dhe Durrës. Për Tiranën aktiviteti do të fillojë në orën 12:00 në në qyteti studenti, salla "Iliria".
Ndërsa në Durres, aktiviteti fillon në orën 17:00, tek Pallati i Kultures, në sallën e shfaqeve. Ndërsa përzgjedhja e fituesit për Qarkun e Elbasanit dhe të Korçës do të bëhet ditën e mërkurë. Kjo mënyrë përzgjedhjeje synon tu japë fund emrimeve në zyrat e Ministrisë dhe gjithëçka do të jetë transparente për publikun.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com