Paraditen e sotme në ambientet stërvitore të Tiranës në kompleksin “Skënder Halili”, u zhvillua mbledhja që përcaktoi fatin e mesfushorit Afrim Taku.
Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, së bashku me drejtorin sportiv Devi Muka dhe trajnerin Mirel Josa u takuan sot për të marrë vendimin mbi çështjen e shumëpërfolur tek Tirana në 10 ditët e fundit.
Në mbledhje mori pjesë edhe vetë mesfushori që u bë problem në klub pasi debatoi me trajnerin në stërvitje duke i kërkuar llogari për zëvendësimin në ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Në mbledhje duket se u gjet gjuha e përbashkët mes palëve sepse pas përfundimit të saj, Taku veshi sot uniformën bardheblu dhe doli në stërvitjen e paradites bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com