Zgjidhet kriza politike në Itali, Conte betohet sot në 16:00 si kryeminstër

Zgjidhet kriza politike në Itali, Conte betohet sot në 16:00 si kryeminstër

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte

Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë. Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte i cili do te betohet sot ne oren 16:00.

Giuseppe Conte, i ka prezantuar presidentit, Sergio Mattarella, listën e tij të ministrave, për herë të dytë brenda një jave. Ministrat janë zgjedhur nga partitë populliste, Pesë Yjet dhe Liga e krahut të djathtë.

Ndërsa ekonomisti, Paolo Savona, i debatuar më herët për postin e Ministrit të Ekonomisë e Financave, do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria.

Vetë Savona u shpreh i kënaqur që tabloja politike u plotësua, edhe pse jo shumë.

Nëse arritën kompromis mbi emrin tim, u shpreh ai, do të thotë se e kuptuan që në fund të fundit, nuk jam dhe aq antieuropian.

Paolo Savona

Me zgjidhjen e ngërçit politik në Itali ka marrë zgjidhje dhe situata ekonomike, ku janë rritur bursat në vend.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja