Fatmir Mediu është takuar ditën e sotme me të rinj të partisë Republikane në Konventën e Rinisë së Partisë Republikane. Ai i ka cilësuar ata si forcën më shpresëdhënëse që do bëjnë të mundur revolucionin e ri politik për të cilin ka aq shumë nevojë Shqipëria.
Mediu ka folur për Lëvizjen Sudentore dhe vështirësitë që rinia e asaj periudhe ka hasur, por dëshira për liri dhe ëndrrat e mëdha që ata kanë pasur i bëri ta mbushnin Shqipërinë me shpresë.
Mediu është shprehur: ‘’Politika shqiptare ka nevojë për një revolucion të ri. Ky revolucion duhet të fillojë nga koncepti i ri i lirisë, marrjes së fatit tuaj në dorë duke u bërë vendimmarrës të jetës suaj dhe mbarë Shqipërisë’’. Në përfundim të Konventës u zgjodh kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Republikane, Endi Shkupi.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com