TIRANE- Merr fund ngërçi i ekipit të futbollit të Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të miratojë me 33 vota draftin e privatizimit të klubit të futbollit.
Pas shumë diskutimeve pas këshilltarëve të majtë dhe të djathtë vendimi ka kaluar duke i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve të ekipit bardheblu.
Me vendimin e ri, 66% e aksioneve i kalojnë Refik Halilit, ndërsa 34% i mbeten bashkisë së Tiranës. Vendimi bën automatikisht president të ekipit 24 herë kampion të Shqipërisë, Refik Halilin, të cilit iu njohën aksionet e investuara te Tirana nga viti 2011. Ndërsa borxhet e akumuluara të ekipit të futbollit të Tiranës do të shlyhen nga bashkia.
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com