Zgjidhet ngerçi, Flora Brovina:
Javën e ardhshme mbahet seanca
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të thirret javën e ardhshme është shprehur Flora Brovina, e cila ka shtuar se nga ana e administratës çdo gjë është gati, veçse duhet të përfundojnë punën grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së.
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të thirret javën e ardhshme është shprehur
Flora Brovina, e cila ka shtuar se nga ana e administratës çdo gjë është gati, veçse duhet të përfundojnë punën grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së. Mësohet se Brovina ka thënë se grupet punuese janë duke punuar dhe pas përfundimit të punës së tyre do të vendoset për datën e mbajtjes së seancës.
“Grupet punuese janë duke punuar dhe pas përfundimit të punës së tyre do të vendoset edhe për seancën. Prej punës së tyre varet thirrja e seancës. Ne jemi gati, edhe administrata edhe unë, i kemi bërë përgatitjet edhe ftesat janë gati por data duhet të caktohet, besoj që javën e ardhshme”, ka thënë Brovina.
Ndryshe, përkundër faktit se anëtarët e grupeve punuesve janë pajtuar në mes vete që të mos flasin për media, derisa në përfundim të punës, mediat kanë raportuar se ndarja e posteve do të bëhet në fillim të kësaj jave, në mënyrë që seanca të mbahet të enjtën ose të premten.
Seanca e parë për konstituimin e Kuvendit është mbajtëm e 17 korrik të këtij viti, e thirrur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku Isa Mustafa mori postin e kryeparlamentarit.
Por, pas ankesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit mori vendim që kreu i LDK-së u zgjodh në mënyrë antikushtetuese, pasi vetëm PDK-së i takonte propozimi për të zgjedhur kryekuvendarin.
Më tutje, më 18 shtator është mbajt seanca e dytë zyrtare për konstituimin e kuvendit në të cilën është votuar Arsim Bajrami i PDK-së, por që nuk morri votat e mjaftueshme që të zgjidhet kryetar i Kuvendit.
E edhe koalicioni paszgjedhur, tashmë i prishur, BLLOK-u, më 9 tetor mbajti një seancë e cila u vlerësua si ilegale pasi nuk mori pjesë PDK, minoritet, sekretaria e kuvendit dhe as ambasadat.
Mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit po vonohej për shkak se paraprakisht kërkohej marrëveshje mes subjekteve politike. Pas më shumë se pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, PDK dhe LDK arritën një marrëveshje në parim, të mërkurën mbrëma me 19 nëntor të këtij viti, e cila hap rrugë formimit të institucioneve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
19.6%
-
Jo
71.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 603
Lajme të tjera
-
Vllaznia me dy mungesa në formacion, Thomas Brdaric: Kundër Dinamos fitojmë me tifozët, në fund vlejnë golat dhe tri pikët
3 Maj, 12:57
-
Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve
3 Maj, 12:44
-
Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo
3 Maj, 12:38
-
Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
3 Maj, 12:31
-
Vrasja brutale e çiftit të moshuar në Dropull, mister autorët, 12 të shoqëruar! Në varrim dhe vajza e birësuar, erdhi nga Athina
3 Maj, 12:17
-
Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion!
3 Maj, 12:16
-
Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit
3 Maj, 12:12
-
VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë
3 Maj, 12:12
-
Mete prezanton strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike: Kusht per integrimin! Promovon transparencën, llogaridhënien! Ja 6 objektivat
3 Maj, 12:10
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve
3 Maj, 12:04
-
Supë brokoli me patate nga zonja Albana
3 Maj, 12:03