Zgjidhet ngërçi, vrasësi i gjyqtares Hafizi do të gjykohet nga Krimet e Rënda

Zgjidhet ngërçi, vrasësi i gjyqtares Hafizi do të gjykohet nga Krimet e Rënda

Fildeze Hafizi dhe Fadil Kasemi

TIRANE- Fadil Kasemi do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e mos kompetencës. Ai akuzohet për vrasjen e ish-gruas gjyqtare Fildez Hafizi. Pak kohë më parë dosja ishte drejtuar te Gjykata e Lartë për të vendosur për kompetencën, e cila vendosi sot që duhet të gjykohet te Krimet e Rënda.

Vendimi vjen pak ditë pas letrës së babait të gjyqtares Bynjamin Hafizi drejtuar Gjykatës së Lartë, ndërsa në datë 6 qershor ndërroi jetë. Dy ditë më parë se të ndërronte jetë babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi i drejtoi një letër Presidentit Ilir Meta, ministres Etilda Gjonaj, kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Në letrën e drejtuar drejtuesve të institucioneve shqiptare ai shprehte shqetësimin se vrasësi i të bijës, Fadil Kasemi mund të lirohet nga burgu duke përfituar nga zvarritja e procesit dhe procedurat.  Bynjamin Hafizi kërkonte nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, që të veprojë sa më shpejt për të përcaktuar kompetencën e gjykatave. Gjykata e Lartë vendosi sot, por në datë 6 qershor, dy ditë pas letrës Bynjamin Hafizi iku nga kjo botë me shqetësimin se vrasësi i së bijës mund të lirohet. Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 brenda makinës nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, ndërsa shkak ishte divorci, ndërkohë që gjyqtarja kishte urdhër mbrojtje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?