9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, Sokol Binaj zgjidhet kryetari i ri! Emrat që përfaqësojnë 6 institucione të sistemit të drejtësisë (VIDEO)

TIRANË -Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sokol Binaj (kryetari i ri), Anila Leka, Edlira Petri, Enton Dhimitri, Arta Marku, Etjen Kapo dhe Klodiana Mema do të jetë 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022. Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sokol Binaj si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.

KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme

Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli.

Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Emrat e zgjedhur dhe ato zëvendësues

Gjykata Kushtetuese:

Anëtarë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska! Altin Binaj, zëvendësues

Gjykata e Lartë:

Sokol Binaj anëtar, Sandër Simoni zëvendësues

Prokuroria e Përgjithshme:

Anila Leka anëtare, Thoma Jano zëvendësues

Gjykatat e Apelit:

Edlira Petri dhe Enton Dhimitri anëtarë, Ridvan Hado zëvendësues.

Prokuroritë e Apelit:

Arta Marku dhe Etjen Kapo anëtarë, zëvendësues Genti Xholi  

Gjykatat Administrative:

Klodiana Mema anëtare,  Erarbër Madhi zëvendësues

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Shorti në KED, Meta: Transparent! Të përmbushin detyrën në bazë të Kushtetutës

1637961317_ilirmeta.jpeg

Paraditën e sotme në Presidencë u hodh shorti për anëtarët e rinj të KED. Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shprehet se shorti i zhvilluar ishte transparent.

 “Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan Meta.

Ora 11:53
Kompletohet KED, zgjidhet edhe përfaqësuesi i fundit

1638526624_Screenshot1.jpg

Kompletohet KED. Klodiana Mema do të jetë anëtarja e 9 në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Gjykatave Administrative. Anëtari zëvendësues është Erarbër Madhi.

Ora 11:45
Përcaktohen emrat e prokurorive të apelit në KED

1638528138_z.jpeg

Arta Marku zgjidhet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i prokurorive të Apelit. Anëtari tjetër i këtij institucioni është Etjen Kapo. Ndërsa anëtari zëvendësues është Genti Xholi.

Ora 11:38
2 gjyqtarët e apelit që zgjidhen në KED, ja emri zëvendësues

1638527922_Screenshot5.jpg

23 ishin kandidatët e gjykatave të Apelit në vend të cilët plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022, nga të cilët u zgjodhën 2.

Edlira Petri dhe Enton Dhimitri janë anëtarët, ndërsa Ridvan Hado është zëvendësuesi.

Ora 11:30
Anila Leka, anëtare e KED si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme

1638526600_GOGLA.jpg

Nga 9 kandidatë të Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka është përzgjedhur nga goglat si anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Thoma Jano është anëtari zëvendësues i këtij institucioni.

Ora 11:22
Sokol Binaj, kryetari i ri i KED për vitin 2022, ja emri zëvendësues

1638526682_Screenshot3.jpg

Nga 9 kandidatë të Gjykatës së Lartë shorti ka përzgjedhur  z. Sokol Binaj si anjëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED.

Ndërkohë që Sandër Simoni është anëtari zëvendësues.

Ora 11:17
KED e re, goglat zgjedhin 2 emrat përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese (EMRAT)

1638526624_Screenshot1.jpg

Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska zgjidhen përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërsa anëtari zëvendës i Kushtetueses në KED është zgjedhur Altin Binaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luani: 03/12/2021 19:35

    Emri i Xhaferllarit,i futur nga dritarja ne GJK nga Ilir Metaj,per interesat e tij personale,megjithese ajo nuk ka kaluar ne veting si te gjithe gjyqtaret e tjere ne shqiperi dhe emri i saj eshte permendur ne shtyp nga Izet Haxhia dhe per lidhje me persona me precedente penale, me ben pershtypje negative qe propozohet nga GJK per tu zgjedhur ne KED dhe patjeter qe "do zgjidhej" dhe ketu me "short"!Keto marifete vetem nje xhongler i tipit Metaj mund ti beje e ti spjegoje!Dhe megjithese ket histori qe i kushtoi vendin e punes Arta Vorpsit,e cila u rendit e para ne listen e KED per ne GJK miraruar dhe nga parlamenti,e dine te gjithe, per cudine e ketij populli te gjitha insitucionet ligjberese e ligjzbatuese heshtin!!! Vendimin e parlamentit e beri nul dora vete,marifetciu president dhe Xhaferllari vazhdon e qete ,pa iu neneshtruar vetingut te detyrueshem,punen e aktivitetin e saj ne sherbim te Ilir Metes.Cudi nuk eshte? I duhet thene bravo Xhaferllarit dhe Metes per fuqine qe kane dhe ju imponohen parlamentit GJK-se KLP e KLGJ-se me marifetet e tyre!

    Përgjigju
  • Anila: 03/12/2021 13:18

    Po mos eshte me i mire modeli i Anila Leka qe nuk e ka idene e sistemit, ka mbetur aty gjasme si e ndershme.

    Përgjigju
  • Grupi: 03/12/2021 12:16

    Me modelin Xhaferllari do ece perpara reforma ne drejtesi???? Keta tallen me njerezit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)