Greqi/ Zbulohet trilleri i zhdukjes së të moshuarës shqiptare! Mediat greke: 75 vjeçarja u vra nga prifti i fshatit dhe dy çekë

Greqi/ Zbulohet trilleri i zhdukjes së të moshuarës shqiptare! Mediat greke: 75 vjeçarja u vra nga prifti i fshatit dhe dy çekë

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare shqiptare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur.

Të stuhishme janë zhvillimet në lidhje me zhdukjen triller të 75-vjeçares Chaoussi Saniko, në shtator të vitit 2022, në Alikianos të Chanias, pasi ndaj priftit të fshatit u ngrit një akuzë për vrasje, ndërsa dy të huajt me kombësi çeke dyshohet se janë akuzuar si bashkëpunëtorë.

Sipas mediave greke, ishte data 23 shtator 2022, kur 75-vjeçarja Saniko, nënë me 7 fëmijë, por edhe gjyshe me 19 nipër e mbesa, u pa për herë të fundit duke ecur në rrugët e ngushta të fshatit Alikianos.

Sipas shkresave të lëndës, dyshohet se gruaja është goditur nga makina e priftit teksa po kalonte rrugën për në shtëpinë e djalit të saj. Më 22 mars 2022, prifti duke folur me Evangelia Marinaki dhe në emisionin “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli, pohoi se nuk e njeh 75-vjeçaren.

Bashkëpunëtorët e priftit ishin dy çekë, baba e bir, të cilët në atë kohë po kryenin punë në varrezat e fshatit dhe tentuan të mbulonin aksidentin, duke zhdukur gjurmët, si dhe trupin e 75-vjeçares.

Zhdukja e gruas

Gruaja u zhduk, pa asnjë shenjë jete nga ajo, askush nuk u gjend që mund ta kishte parë. Për 75-vjeçaren ishte aktivizuar edhe ‘alarmi i argjendtë’.

Familjarët dhe miqtë e gruas fatkeqe nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur, sesi e moshuara u zhduk duke ecur në rrugët kryesore të fshatit. Pavarësisht gjithçkaje, ata po i bënin presion autoriteteve për të nisur hetimet. Prifti dhe dy çekët u vunë në shënjestër që në fillim të hetimit, por nuk kishte prova të forta të fajësimit.

Është vetëm çështje kohe që famullitari i Qarkut, i cili ka marrë edhe titullin kryekomisar i rrethit të 5-të të Mitropolisë, do të jetë përpara organeve hetimore, pasi është hetuar për vrasje me dashje në një gjendje shpirtërore të qetë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin