Zgjidhja e krizës politike, Rama e
Meta konsultohen me të besuarit 

Zgjidhja e krizës politike, Rama e<br />Meta konsultohen me të besuarit 
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas takimit kokë më kokë për 90 minuta janë zhvendosur në zyrat përkatëse për të takuar grupin e të besuarve të tyre për t'u konsultuar për situatën politike pas propozimeve të kreut të LSI.
 
Në Kryeministri Rama është në takim me bashkëpunëtorët e ngushtë, Veliaj, Tahiri dhe me kryetarin e grupit të PS, Gramoz Ruçi.
 
Ndërsa përballë në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i LSI me Petrit Vasilin.
 
Në qendër të diskutimeve të dy palëve është propozimi i Metës për zgjidhjen e krizës politike.
 
E ndërsa palët po diskutojnë me të besuarit e tyre, Basha u shpreh nga çadra se do të merrte pjesë në çdo dialog politik me standarde europiane, por me kushtin që të mos kthehet në pazar politik.

[gallery]21715[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit