'Zgjidhja Schumacherin në videolojëra', Hamilton: Ferrari s'ka fituar që nga 2007, më stimulon

'Zgjidhja Schumacherin në videolojëra', Hamilton: Ferrari s'ka fituar që nga 2007, më stimulon

Lewis Hamilton

Prej sezonit 2025 Lewis Hamilton do vesh kostumin e kuq dhe do jetë pjesë e Ferrarit në Formula 1. Anglezi foli në Bahrein për të ardhmen e tij në Maranello nga sezoni pasardhës.

 "Ishte një mundësi që doja ta shfrytëzoja dhe më pas të gjithë shoferët pyesin se si është të garosh me kostumin e kuq. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Ferrarit dhe do të përpiqem të mësoj italisht", tha fillimisht Hamilton.

 “Ishte një mundësi dhe doja ta shfrytëzoja." Kështu e shpjegoi Lewis Hamilton zgjedhjen e tij të bujshme për të garuar për Ferrarin në vitin 2025. Shtatë herë kampioni i botës foli për këtë në një konferencë për shtyp në Bahrein, gjatë pushimit të testimit mes mëngjesit dhe pasdites.

Ferrari, për 'Sir Lewis', do të jetë “një kapitull i ri në karrierën e tij”, pas 12 sezonesh te Mercedes. Hamilton kishte zgjatur kontratën me Mercedes verën e kaluar deri në fund të sezonit 2025. Por ai kishte një klauzolë lirimi dhe do ta zbatojë atë në fund të sezonit 2024, për t'u bashkuar më pas me "Kokëkuqen".

Vendimi i vështirë - "Kur ne nënshkruam verën e 2024 (rinovmi me Mercedes), ishte e qartë se e pashë të ardhmen time me Mercedes, por në fillim të vitit u shfaq një mundësi dhe vendosa ta shfrytëzoja, - shpjegoi Hamilton,- ishte më së shumti një vendim i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë, jam i lidhur me Mercedes për 26 vjet.

Ata më mbështetën dhe jetuam një aventurë të pabesueshme së bashku, e cila shënoi historinë e sportit dhe për të cilën jam shumë krenar. Por në fund, unë po shkruaja historinë time dhe ndjeva se ishte koha për të filluar një kapitull të ri", vijoi ai.

Kostumi i Kuq - Si do të jetë e ardhmja te Ferrari? "Çdo shofer pyet veten se si do të ishte të veshësh kostumin e kuq. Skuadra nuk ka arritur rezultate të mira që nga viti 2007 dhe kjo gjithashtu më stimulon. Si fëmijë gjithmonë kam zgjedhur Michael Schumacher në videolojëra.

Maranello? Unë nuk kam qenë kurrë atje, duke qenë një shofer i Mercedes, nuk më dukej e përshtatshme. Marrëdhënia me shefin e Ferrarit Fred Vasseur? Është e shkëlqyer, kam garuar për të para se të mbërrija në Formula 1. Gjithmonë e kam konsideruar atë një menaxher të mirë dhe gjithmonë mendova se mund të shkonte në F1.

Italisht? Vitet e fundit nuk kam arritur kurrë të mësoj një gjuhë tjetër, por do të përpiqem. Si fëmijë, kur drejtoja në garat në Itali, mësova disa fraza", tha ai.

Në çdo rast, Hamilton dëshiron ta përfundojë sezonin mirë me Mercedes. "Unë jam ende 100% i fokusuar që t'i jap rezultate kësaj skuadre këtë vit dhe të përpiqem të përfundoj mirë." Kampionati F1, i cili këtë vit do të përfshijë një rekord prej 24 garash, do të rifillojë më 2 mars në Bahrein.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia