Tirana fitoi 2-1 kundër Strugës në Ohër, në një test miqësor të zhvilluar pasditen e së mërkurës. Bardheblutë e Orges Shehit ia dolën që në testin e tretë gjatë përgatitjeve, të merrnin një fitore, pas humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin.
Për Tiranën shënuan Hila dhe Latifi, me ish-fantazistin e Vllaznisë që vetëm pak javë më parë u bashkua me ekipin e Shehit. Gjatë ditës së sotme Tirana do rikthehet në kryeqytet pas javësh në Ohër, aty ku u përgatit për ndeshjen e Conference League kundër Dinamo Batumi, e cila luhet në 13 korrik në "Air Albania" më 20:00.
"KF Tirana ka luajtur ndeshjen e fundit miqësore përballë FC Struga duke fituar me rezultatin 2-1. Me këtë fitore skuadra përfundon fazën përgatitore. Ekipi pritet të rikthehet në kryeqytet të nesërmen për të vijuar përgatitjet në ambientet e kompleksit 'Skënder Halili' ", njoftojnë bardheblutë.