Zgjohet turizmi kulturor,
17.5 për qind më shumë vizita
Qeveria, së fundmi, nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, ka bërë një inventar të objekteve kulturore në të gjithë vendin që paraqesin interes për t’u vizituar. Database është me rreth 1391 objekte të shpërndara në 12 prefektura të vendit.
Qeveria, së fundmi, nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, ka bërë një inventar të objekteve kulturore në të gjithë vendin që paraqesin interes për t’u vizituar. Database është me rreth 1391 objekte të shpërndara në 12 prefektura të vendit.
Sipas një database që ka ndërtuar Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës kanë edhe numrin më të madh të objekteve kulturore të vizitueshme përkatësisht me nga 210 dhe 206 secila.
Më pas, për nga numri i madh i objekteve kulturore janë qytetet e Elbasanit, Tiranës, Beratit dhe Shkodrës. Numrin më të ulët të objekteve e kanë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Kulturës, vërehet një trend pozitiv i treguesve të ndryshëm (vizitorë dhe të ardhura) për sa i përket turizmit kulturor.
Më saktësisht, nga viti 2015 në vitin 2016, vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga këto institucione janë rritur me 18,9%. Vërehet që numri më i lartë i vizitorëve për vitin 2016 është i përqendruar në Parqet Arkeologjike, ndjekur më pas nga Monumentet e Kulturës dhe në fund nga Muzetë Kombëtare.
Bazuar në të dhënat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë, gjatë vitit 2016 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4.735.511 shtetas të huaj.
Në këtë numër përfshihen të gjithë vizitorët që janë regjistruar nga sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe ata që kanë hyrë tranzit në vendin tonë. Numri vizitorëve të huaj ka një rritje prej 14.6% krahasuar me vitin 2015.
Qarku |
Numri i objekteve kulturore sipas qarqeve |
Qarku i Beratit |
113 |
Qarku i Dibrës |
64 |
Qarku i Durrësit |
57 |
Qarku i Elbasanit |
134 |
Qarku i Fierit |
44 |
Qarku i Gjirokastrës |
206 |
Qarku i Korçës |
161 |
Qarku i Kukësit |
38 |
Qarku i Lezhës |
26 |
Qarku i Shkodrës |
153 |
Qarku i Tiranës |
185 |
Qarku i Vlorës |
210 |
Totali |
1391 |
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35