Zhani Ciko: Ju rrëfej projektin në sirtar të Aliajt

Zhani Ciko: Ju rrëfej projektin në sirtar të Aliajt
TIRANE- Dje shumëkush duhet ta ketë kuptuar se kur ikën një njeri, bashkë me të ikën dhe një vepër, një ëndërr. Mjeshtri i madh i skenës, koreografi Agron Alija nuk u mbijetoi dot plagëve të një aksidenti fatal. Ndërroi jetë dje në orën 8.30 të paradites. Cila ishte vallë ëndrra për veprën më të fundit që do ngjiste në skenë?! Ata që e njohin Mjeshtrin e dinë se ai ishte plot imagjinatë artistike dhe atë që mendonte e mishëronte me sukses në skenë. "Ndarja nga jeta e Agron Alisë është një humbje artistike kombëtare dhe e parikuperueshme. Agron Aliaj personalitet i madh i artit skenik kombëtar ishte artist bazal i artit muzikor e skenik si dhe krijues i shkollës koreografike kombëtare." Ky ishte mesazhi i parë që erdhi dje paradite nga drejtori i institucionit, ku ai shkriu dhe çastet më të fundit të jetës së tij, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Presidenti Topi ka vlerësuar lart figurën e koreografit të njohur Agron Aliaj i cili u nda nga jeta sot në moshën 79 vjeçare. Topi vlerëson profilin e lartë të "profesorit të pasionuar të baletit" siç shprehet ai kur thotë se "Me këtë rast dëshiroj të shpreh njëkohësisht konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin e lartë profesional, por dhe njerëzor, të profesorit të pasionuar të baletit dhe babait e bashkëshortit shembullor". Agron Aliaj nuk iu kthye dot skenës. Të gjithë e prisnin atje. Në gazetën Shqiptarja.com balerinët, koreografët dhe studiues të baletit rrëfyen mes dhimbjes dhe lotëve veprat dhe virtytet më të mira për artistin. Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit Zhani Ciko, pasi shprehet mes lotëve se ai ishte një simbol i teatrit ku punoi, "vetë muret dhe skena e këtij teatri" na e bënë akoma më rrëqethës faktin kur tregoi se Agron Alija i ka thënë se kishte një vepër në mendje "Violina e Thyer". Bashkë me ikjen e Agron Alisë, publikut shqiptar i ka ikur edhe magjia më e fundit skenike, një vepër që ai e ëndërronte dhe i kishte gjetur edhe titullin, "Violina e thyer". Me ikjen e Agron Alisë, sot jemi duke dëgjuar tingujt e një violine të thyer në shpirt. Me ikjen tij nga kjo botë artistët kanë ndier se edhe vetë skenës së baletit i ka ikur magjia. Agron Alija nuk është më.

Zoti Ciko, si e përjetuat humbjen e Agron Alisë?
-Humbja e Agron Alisë për artin skenim muzikor por edhe për gjithë Teatrin Kombëtar është një humbje e parikuperueshme, është mbyllja e një cikli të madh bazal të kulturës shqiptare. Teatri i Operës është një nga institucionet i cili mbart punë djersën fantazinë krijuese të tij më shumë se ndonjë institucion tjetër, ai ia dedikoi jetën e tij këtij institucioni. Alija ia dedikoi krijimtarinë e tij deri në ditën e fundit kur një aksident absurd e dërgoi në shtratin ku ai nuk do të ngrihej më për fat të keq. Agron Alija është një mendje e madhe, një shpirt i madh krijues. Është një artist i përmasave ku në të vërtetë kushdo që ka punuar dhe njeh kontributin e tij e konsideron përvojë unike dhe të veçantë. Agron Alija është baza e artit koreografik dhe profesional në Shqipëri. Është baza e krijimit të shkollës shqiptare të Koreografisë. Është gjithashtu baza e zhvillimit të arti skenik në të gjitha dimensionet e tij, sepse ishte një njohës i të gjitha arteve dhe njohës i jashtëzakonshëm i profesionit të tij. Ai ishte mishërimi i vlerave të çdo gjëje që është krijuar në artin koreografik ët cilin ai e dashuronte më shumë se çdo gjë tjetër.

Mjeshtri Alija deri në ditë e fundit ka qenë një bashkëpunëtor i fortë, mbështetës në çdo projekt...
-Agron Alija nuk ka qenë bashkëpunuar me Operën. Ai ka qenë pjesë e Operës (Qan). Është pjesë e mureve, e skenës e sallës, e dyshemesë ku bëhet baleti. Ishte një njeri me të cilin komunikimi përveçse për artin gëzimin e një pasioni, apo një vepre të tij nuk mund të bisedoje gjë tjetër. Për Agronin ishte një humbje kohe. Të gjitha temat sekondare të parëndësishme të cilat kishin dhe humorin e tij dhe mençurinë e jashtëzakonshme, por ajo që e bunet më të fyer takimin e tij ishte ajo që i dedikohej artit për të cilin jetoi. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen, shumë gjëra që ndonjëherë ai me atë stilin e tij krenar e kavaleresk i zhvillonte duke hapur derën e zyrës dhe pasi ishte krijuar në mendjen e tij gjithë skenarin, vinte duke qeshur, hapte derën e zyrës dhe thoshte këtë titull do të bëjë.

Kishte në dorë ndonjë projekt, ose që të ishte ndër ëndërrimet e tij?
-Kishte shumë, por mbase një projekt interesant për të do ishte ai projekt që ma tha në zyrë një javë më para se të ndodhte ajo ngjarje. Më ka ngelur në mendje, sepse ishte një moment që mbase ishte pak i dëshpëruar. Hapi derën e zyrës dhe më tha: "Violina e Thyer"! Dhe me këtë më duket se më ka thënë shumë gjëra që nuk është rasti sot për t'i zbuluar, por që koha mund të sjelli edhe këtë ëndërr të tij në fushën e baletit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut