KUKES- Segmenti rrugor që lidh fshatin Lojme më qytetin e Kukësit është zhbllokuar nga gurët që mbrëmjen e së enjtes kishin bllokuar rreth 57 familje. Banorët kërkuan ndihmë nëpërmjet “A1 Report” dhe menjëherë ka reaguar Prefektura e Qarkut të Kukësit duke u ardhur ne ndihmë banorëve. Pas zhbllokimit të rrugës, Kryeplaku i fshatit Fatmir Qerimi, i cili denoncoi për bllokimin e këtij aksi rrugor nëpërmjet një telefonate në televizionin “A1 Report”, është shprehur se tashmë situata është normalizuar.
“Komuna na mohoi ndihmën me pretendimin se s’kishte fonde. Dhe për 24 vite demokraci të gjithë na harruan. Por tani falë denoncimit të rastit në “A1 Report” ndërhyrja u realizua. Falënderoj “A1Report”, qeverinë dhe prefektin”, shprehet kryeplaku i fshatit Lojme, Fatmir Qerimi.
Bllokimi i këtij aksi rrugor një ditë më parë izoloi rreth 57 familje në fshatin Lojme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO