Messi udhëheq Barcelonën drejt finales

Messi udhëheq Barcelonën drejt finales

Nga ndeshja Barcelona- Liverpool

Messi dhe Suarez i sigurojnë fitoren spektakolare të Barcelonës përballë Liverpool në ndeshjen gjysmëfinale të parë të Champions League. Uruguajani do të shënonte në pjesën e parë duke përfituar nga një harkim nga krahu i majtë i Jordi Albës ndërsa Messi do të dyfishonte më pas në pjesën e dytë pas një rrëmuje në zonën e miqve. Vetëm pak minuta pas golit të dytë do të ishte argjentinasi i cili pas një goditjes nga faulli do ta çonte topin aty ku nuk pritej, në trekëndëshin e portës së Alisson duke mos i dhënë asnjë shans brazilianit.

Liverpool me disa shanse të shpërdoruara nuk ja doli të shënojë të paktën një gol, i cili do t'i jepte shpresë për një përmbysje të madhe në Anfield Road, edhe pse mundësia mbetet derisa 90 minuta të dyta do të luhen në Angli javës tjetër. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Lionel Messi shpartallon portën e Alisson, Barcelona 3-0 Liverpool

Argjentinasi shënon nga një faull duke e çuar në topin në trenkëndëshin e portës së Liverpool. Camp Nou ka shpërthyer në festë.

Ora 22:40
2-0, Lionel Messi shënon dhe të dytin ndaj Liverpool

Argjentinasi Lionel Messi ka shënuar dhe golin e dytë ndaj Liverpool. Pas një rrëmuje në zonën e anglezëve, Messi arriti të shtyjë topin në portën e boshatisur nga portieri brazilian Alisson.

Ora 22:15
Afër barazimit por..., Ter Stegen bën super pritjen

Liverpool ishte afër golit me yllin e saj, Mohamed Salah. Një depërtim nga krahu i majtë i tij dhe një goditje diagonale krijoi iluzionin e golit të parë për anglezët por Ter Stegen me një hedhje fantastike shpëtoi portën e Barçës duke e çuar topin në këndore.

Ora 21:46
Zhbllokohet ndeshja në Camp Nou, Suarez i shënon ish-skuadrës

Luis Suarez ka shënuar golin e parë të ndeshjes gjysmëfinale Barcelona- Liverpool. Bomberi uruguajan ka përfituar nga një harkim i Jordi Albës nga krahu i majtë për të mposhtur portierin Alisson, dalja nga porta e të cilit nuk rezultoi efikase. Suarez zgjati këmbën për të çuar topin drejt rrjetës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Roma - Juve/ Bardhezinjtë me dy mungesa, Allegri: Ndeshje e komplikuar! De Rossi: Mund të fitojmë

Roma - Juve/ Bardhezinjtë me dy mungesa, Allegri: Ndeshje e komplikuar! De Rossi: Mund të fitojmë