TIRANE - Zhbllokohet më në fund sistemi TIMS, i bllokuar prej disa orësh në të gjitha pikat kufitare të vendit që nga mesdita. Gjatë orëve të bllokimit, hyrje-daljet nga Shqipëria u mbajtën shënim me dorë në regjistër, duke mos pasur mundësi për të verifikuar identitetin e personave në kërkim.
Drejtoresha e Shqiptarja.com Anila Basha e cila po kthehej nga Brukseli në Tiranë konstatoi mos funksionimin e sistemit TIMS, mesditën e sotme. Madje një oficer i tha se ky sistem nuk funksiononte prej disa orësh dhe emrat e personave që hynin po mbaheshin shënim me stilolaps.
“Në radhën kur qytetarët hyjnë për në Shqipëri, polici mbante shënim me stilolaps të gjithë emrat që hynin. E pyeta oficerin pse po mbante shënim emrat dhe përgjigjja ishte se nuk funksiononte sistemi TIMS prej disa orësh”- dëshmon Anila Basha e cila sapo është kthyer nga Brukseli ku mori pjesë në konferencën për lirinë e medias ”Speak Up”.
Në një prononcim telefonik për Tv A1 REPORT Basha shtoi se ky proces, i mbajtjes së emrave me stilolaps, po krijonte radhë dhe pritje të gjata, në një kohë kur fluksi i qytetarëve që hyjnë në Shqipëri për fundjavën e e cila përkon me zgjedhjet e 23 qershorit, është rritur.
Mosfunksionimi i sistemit TIMS për disa orë u raportua edhe nga porti i Durrësit dhe në Kakavijë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com