ITALI - Një shtetas shqiptar në shoqërinë dhe të një shtetasi italian janë nisur nga shteti fqinj drejt Shqipërisë 5 ditë më parë, por sot konsiderohen të zhdukur.

Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari Vittorio Danese dhe një 62-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur janë nisur nga porti i Barit 5 ditë më parë. Të dy shtetasit kishin marrë një anije me vela me qera dhe janë nisur drejt brigjeve shqiptare.

Sipas pronarit të jahtit “Thompson” dy shtetasit, njëri shqiptar dhe tjetri italian, Vittorio Danese, duhet të kthenin jahtin me datë 18 mars sipas marrëveshjes që kishin nënshkruar, por kjo nuk ka ndodhur.

Të gjitha dyshimet deri tani flasin për mbytjen e jahtit së bashku me dy shtetasit që ndodheshin në të. Nuk ka asnjë shenjë nga jahti dhe as nga dy personat dhe mendohet se shkak i zhdukjes së tyre të jetë bërë moti i keq dhe deti i trazuar i këtyre ditëve të fundit.

Ndërkaq autoritetet italiane kanë njoftuar edhe ato shqiptare dhe kanë nisur kërkimet.

italiani
(Në foto: Italiani i zhdukur)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)