Zhduken parqet në Tiranë
Parqet e këtij qyteti gjenden në këtë moment që ne po flasim nën tehun e gijotinës, e cila pritet t’ju bjerë mbi kokë. Do të sjell vetëm 3 shembuj këtu. Shembulli i parkut të Dajtit, të cilit me një vendim qeverie të paradokohshëm, i është hequr në mënyrën më të fshehtë 167 hektarë.
Parqet e këtij qyteti gjenden në këtë moment që ne po flasim nën tehun e gijotinës, e cila pritet t’ju bjerë mbi kokë. Do të sjell vetëm 3 shembuj këtu. Shembulli i parkut të Dajtit, të cilit me një vendim qeverie të paradokohshëm, i është hequr në mënyrën më të fshehtë 167 hektarë. Park i cili i jep frymë të gjithë luginës së Tiranës, jo vetëm qytetit të Tiranës. Nuk mjaftuan antenat, nuk mjaftoi që tashmë është privatizuar edhe maja tjetër e malit të Dajtit, nuk mjaftuan licensat e guroreve. Nuk mjaftuan të gjitha këto, tani merret vesh që janë edhe 167 hektarë që i janë hequr parkut të Dajtit për të bërë ndërtime në të.
Shembull dytë që dua të sjell, parku i Liqenit në Tiranë. Denoncoj këtu që janë rreth 40 mijë metra katrorë të këtij parku të rrethuara me mure privatësh dhe rreth 70 mijë metra të tjerë, pra 7 hektarë të tjerë, të kthyera e të stër kthyera e tëstër privatizuara të cilat presin ditën për t’u rrethuar e për t’u ndërtuar.
Duke futur në një qerthull nga halli edhe ish pronarët, të cilat detyrohen meqënëse ju jepet një pronë në të cilën normalisht nuk mund të ndërtohet, detyrohen të futen në një hulli korrupsioni për ta shfrytëzuar atë pronë.
Dhe për të ardhur në shembullin e tretë, në parkun historik të Namasgjasë në Tiranë, një nga tre parqet më të vjetra të vendit dhe njëkohësisht
parku më i vjetër në Shqipëri i përdorur. Dhe me një zgjidhje absurde për të çuar me zor, për të krijuar me zor konfikt, qeveria shqiptare hedh poshtë zgjidhjen e ndërtimit të xhamisë e parashikuar mbrapa pallatit të kulturës dhe e çon pjesërisht në tokë publike dhe pjesërisht në zonë private në parkun e Namasgjasë. Një detyrim ligjor, historik dhe moral I qeverisë shqiptare për ta bërë këtë ndërtim, por zgjidhja që u gjet ishte më e keqja e mundëshme dhe mundësisht edhe për të future konflikt midis njerëzve.
Zgjidhje të mira kishte sa të duash, u gjet zgjidhja më e keqe. Të tre këto parqe të qytetit në këtë kohë që ne po flasim rrezikohen t’ju bjerë gijotina mbi kokë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
12.2%
-
Aspak
71.4%
Vota total: 49
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr të Tiranës
24 Janar, 13:11
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04