Shtatë minatorë në Poloni janë zhdukur, pasi një tërmet ka goditur minierën që është në pronësi të JSW, prodhuesit më të madh të qymyrit në Bashkimin Evropian, thanë zyrtarët.
Tërmeti ndodhi në minierën e qymyrit Borynia-Zofiowka-Jastrzebie, që gjendet në jug të Polonisë, transmeton Reuters.
Sipas informacioneve të fundit, shtatë minatorë konsiderohen të zhdukur.
Zëdhënësja e zyrës për miniera, Anna Swiniarska-Tadla
Ajo ka shtuar se tetë ekipe të shpëtimit janë në minierë dhe po mundohen të gjejnë minatorët e zhdukur. Nivelet e larta të metanit në ajër në zonën që është goditur nga tërmeti, po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit./REL/
Komento