Tiranë-40 vjeçari me iniciale Xh.Gj, banues në fshatin Pezë e Madhe, ka bërë denoncim në polici ditën e djeshme për vajzën e tij.

Vajza 18 vjeçare pasi ka mbaruar mësimin nuk është kthyer në shtëpi, kjo ka shqetësuar prindërit deri sa kanë vendosur të kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

policia ka nisur menjëherë kërkimet për 18 vjeçaren.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com