'Zhduket' anija e parë me drithëra nga Ukraina! Pasi u rishit disa herë, nuk dihet destinacioni

'Zhduket' anija e parë me drithëra nga Ukraina! Pasi u rishit disa herë, nuk dihet destinacioni

Foto ilustruese

Anija e parë me drithëra që u largua nga Ukraina është rishitur disa herë, dhe tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e ngarkesave. Ky ishte njoftimi i ambasadës ukrainase në Bejrut. ‘Razoni’ me flamur të Sierra Leone, u largua nga Odessa më 1 gusht dhe u zhvendos përmes Detit të Zi duke transportuar misër ukrainas, ku më vonë kaloi inspektimin në Turqi.

Fillimisht ajo ishte nisur për në Liban me 26,000 tonë metrikë misër, por blerësi refuzoi të pranonte ngarkesën pasi ajo u dorëzua shumë më vonë se sa ishte rënë dakord. 

Ndërsa tani, 15 ditë pas nisjes, nuk dihet ku ndodhet anija.

“Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me pozicionin e anijes dhe destinacionin të ngarkesave”, tha ambasada ukrainase në një deklaratë. “Ne kemi gjithashtu informacione se ngarkesa është rishitur disa herë pas kësaj", njoftoi ambasada e Ukrainës në Bejrut.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra, që në disa raste si duket nuk po shkon aq mirë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm