ITALI - Një avion luftarak F-16 i SHBA-së ka humbur kontaktet me bazën ushtarake të Avianos nga e cila u ngrit. Avioni luftarak humbi kontaktet radio me bazën mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, gjatë stërvitjes në detin Adriatik..
Sipas burimeve amerikane avioni i zhdukur mbi detin Adriatik po fluturonte në formacion me disa avionë të tjerë dhe po kryente fluturime stërvitjeje.
Lajmi për zhdukjen e Avionit luftarak është konfirmuar dhe nga Pentagoni. Komunikimi i fundit i pilotit të avionit me kullën e kontrollit ishte në orën 20:00. Para se të zhdukej avioni, piloti kishte raportuar një problem por pa specifikuar se çfarë.
Avioni luftarak humbi kontrollin në zonën e Cervias. Gjatë orëve të natës Kapiteneria e portit të Ravenës gjeti gjurmë karburantit në pjesën e detit përballë Ravenës. Operacionet e kërkimit janë përqëndruar në zonën ku gjetën gjurmët e karburantit.
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com