“Instituti i TKEKS është një platformë e kërkimit dhe e shprehjes krijuese në fushën e teatrit, performancës artistike, të ndikimit poetik dhe e teorive mbi teatrin eksperimental.”, tha Londo. Më tej ai ka sqaruar edhe mënyrën sesi do të funksionojë ky institucion i ri shtetëror. “Instituti duke qenë një takim i hapur mes autorëve, përkthyesve, regjisorëve, aktorëve, skenografëve, kostumografëve, muzikantëve, koreografëve, dramaturgëve, regjisorëve të ndriccimit, fotografëve dhe analistëve të artit bashkëkohor, ka si qëllim ndërtimin e gjendjeve, depozitimin e kërkimeve, interpretuese dhe edukative të veprave dhe shfaqjeve, kultivimin e teorive radikale, aktit artistik me një grup të gjerë shoqëror qe do të kapërcejë pengesat dhe kufizimet komerciale dhe kulturën e regjimit dominues. në ccdo projekt të Institutit të TKEKS ekziston përpjekja për një eksperiment, një procedure prove, një pyetje”.
Më tej Londo ka folur edhe për mënyrën sesi do të punësohen artistë në këtë institucion. "Vendi i punës"ose eshte një festë ose nuk ekziston, asnjë nuk të detyron që të jesh aty. Akti teatral bëhet një fushë shprehjeje e jetës kolektive, të bashkësisë së lashtë, të respektit, dashurisë, ndihmës reciproke dhe sinqeritetit të shpenguar midis të gjithe zbatuesve. Hierarkia zhduket”, tha Londo. Me sa duket ky institut do të frekuentohet vetëm nga ata që dëshirojnë . “Marrëdheniet bëhen të vërteta, nuk ekzistojnë kompromiset dhe detyrimet e përditshme të jetës sonë ua lënë vendin angazhimeve të ndërgjegjshme, zgjedhjeve personale dhe vendimeve kolektive”, tha Londo.
d.b/shqiptarja.com












