Zhduket LSI në Berat, PS merr 5 mandate, PD 2! Klosi: Mandati i 5-të i takon socialistëve, u vlerësua puna

Berati i ka besuar socialistëve numrin më të madh të mandateve duke i dhënë asaj 5 deputet nga ky qark, ndërsa PD ka marrë 2 mandate. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat. Dy mandatet e saj në 2017 janë ndarë një për PS dhe një për PD.

Kjo fitore është pritur me ovacione dhe entuziazëm në kampin e socialistëve, ku Blendi Klosi tha se mandati i 5-të i takon socialistëve. Për Report Tv, Klosi tha se qytetarët e Elbasanit ditën të vlerësonin punët e bëra dhe për këtë i besuan PS një mandat më shumë. Vetë Blendi Klosi ishte i renditur i 5-ti në listën e PS për qarkun e Beratit.

"Morëm një rezultat spektakolar 5 nga 7 mandate që ka ky qark. Duke shkruar një histori të lavdishme në qarkun e Beratit, sot mund të them me plot gojën që Berati ja doli të ishte i unifikuara. Patëm një garë dinjitoze dhe pa asnjë incident gjatë fushatës dhe gjatë numërimit dhe arritëm të rikthenim mandatin e 5 për partinë socialiste. Kjo dëshmon dhe votën popullore ne qarkun e Beratit. Fitoren ia dedikoj qytetarëve që vlerësuan në mënyrë të jashtëzakonshme punë e bërë nga Edi Rama. Vota dhe rezultati i dedikohet socialistëve dhe ata që na votuan", tha Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biku: 27/04/2021 08:49

    Ec atyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë