Zhduket nëna me vajzën 2-vjeçare, familja në ‘Pa Gjurmë': Dikush i dha para, taksisti e mori te shtëpia

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report Tv është në kërkim të nënë e bij të zhdukura nga fshati Thanë i Lushnjes që prej 13 majit të 2022. Danjela Toska bëri gati dy valixhe duke lënë në banesë dy fëmijë të mitur 8 dhe 6 vjeçar dhe me vete mori vajzën e saj më të vogël. Pak ditë më parë i kishte kërkuar prokurën bashkëshortit dhe më 10 maj u largua nga banesa me një taksi. Tri ditë më pas, më 13 maj telefonoi vëllanë, i cili i kërkoi të hapte kameran por ajo i pohoi se ndodhej në Lushnje dhe asgjë më shumë. Gjatë një lidhje me skype nga Greqia Rudian Hatia ngriti dyshime se e motra kohët e fundit komunikonte me një person të panjohur.

Kur më mori në telefon më tha se ndodhej në Lushnje, tek një shoqja e saj dhe më tha që të mos e kërkoja. Jam shumë i tronditur. Kur flisnim i thosha hape kamerën dhe ajo nuk e hapte. Kam informacione se ka folur me dikë, kohët e fundit. Njerëzit thonë se rri në Itali, por nuk e di më saktësi, pasi nuk kam prova. I them motrës sime se e kemi falur për veprimin që ka bërë dhe i kërkoj të kthehet në shtëpi sa më shpejt, se ka lënë dhe dy fëmijët e tjerë.  

Në një tjetër lidhje me skype tezja e 27-vjeçares tha gjithashtu se ka dyshime të forta se mbesa u largua me një person që sipas saj e ka ndihmuar me para. Zarife Çili, e cila e ka rritur vetë dhe sot i mban dy fëmijët që mbesa la akuzon taksistin me të cilin Danjela u largua. 

Ajo mori me vete vajzën e vogël 2-vjecare dhe komshinjtë na thanë se kishte dy valixhe me vete kur u largua me taksistin. Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë.Ne e kemi pyetur këtë zotëri, por ai n aka thënë se mbesa ka zbritur në pranë një karburanti në Kuç të Vlorës. Pas kësaj ne kemi shkuar dhe kemi kërkuar të hapen kamerat e sigurisë, nga të cilat nuk duket asnjë lëvizje e Danjelës me vajzën. Ne dyshojmë tek taksiti, pasi ai e ka marrë edhe shumë herë të tjera dhe aim und ta dijë të vërtetën. Nuk e kisha menduar kurrë se do largohej, edhe pse ka bërë disa gabime për të cilat ne e kemi falur. Madje I kemi kërkuar të lë bashkëshortin, nëse nuk don, por jo të largohej kështu duke lënë dy fëmijët e tjerë. Ku shkoi? Ku vajti? Taksisti e mori nga shtëpia e nxorri në rrugë. Dyshimet jane të mëdha. Dy fëmijët e saj të mitur i mbaj unë këtu në shtëpinë time.Ata kanë qenë në shkollë kur ka ikur nëna e tyre. Dyshoj se është ndihmuar nga disa persona të panjohur për të kaluar jashtë vendit, pasi i ka marrë edhe prokurën bashkëshortit, I cili ia ka dhënë pa e kuptuarplanin e Danjelës. Unë e kam foton e atij personit me të cilin  ka komunikuar më parë mbesa ime, ndaj kam dyshime të forta. Ai i ka premtuar para dhe i ka thënë se ka 4 makina dhe e ka ndihmuar me para’. 

Pas dëshmive të familjarëve, ’Pa Gjurmë’ u lidh me taksistin për të cilin dyshohet se ’mban peng’ të vërtetën. 

’Atë grua bashkë me vajzën e kam zbritur te Ura e Kuçit, pranë një karburanti. Kjo është e vërteta. Hapini kamerat dhe shihni. Atje e kam zbritur. Kishte me vete një valixhe dhe një vajzë të vogël. Dy herë ka hipur në makinën time. E mora tek shtëpia e saj pritëm sa të mbushte telefonin në një pikë kompanie celulare dhe pastaj e dërgova në destinacionin që më kishte kërkuar, në Vlorë. Unë jam taksist dhe nuk kam asnjë lidhje me të’ 

E martuar prej 9 vitesh me Ledion Toskën, Danjela dhe vajza e saj 2-vjeçare rezulton e humbur. Mes një marrëdhënie shpesh konfliktuale nga dhuna e bashkëshortit, i cili kishte mbetur me probleme të shëndetit mendor, pas një aksident në Greqi, gruaja vendos ta braktisë atë dhe dy fëmijët e tjerë. Mesa duket e kishte planifikuar largimin e saj, pasi pak kohë më parë. Pas prokurës që siguroi nga bashkëshorti, të bijës që mori me vete i kishte nxjerrë edhe pasaportën.  

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë