Policia ka lajmëruar zhdukjen e një adoleshenteje në kryeqytet. Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar ngjarjen.

Sipas familjarëve, 16-vjeçarja është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

"Më datë 16.08.2022, shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj," thuhet në njoftim.