Një shqiptar ka humbur kontaktet me familjen e tij në Greqi, ndërsa autoritetet atje janë vënë në kërkim të djalit 26-vjeçar nga qyteti i Fierit.
I riu u zhduk pa lënë gjurmë pasditen e së hënës së 29 korrikut, ndërsa policia po kërkon për gjetjen e tij në të gjithë zonën e ishullit Chios.
Ishte familja e djalit shqiptar që raportoi në Drejtorinë e Policisë Kalamoti në mëngjesin e së martës 30 korrik 2019, për zhdukjen e djalit, Lorenc Metaj. Ai ka lindur më datë 1 qershor 1993.

Shqiptari kishte shkuar për 20 ditë pushime për të takuar familjen, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222, shkruajnë mediat greke.
Komente

