U raportua e zhdukur prej tre ditësh, gjendet 35-vjeçarja shqiptare në Greqi

U raportua e zhdukur prej tre ditësh, gjendet 35-vjeçarja shqiptare në Greqi

35-vjeçarja e zhdukur, Esmeralda Shira

GREQI- Esmeralda Shira, 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Greqi, e cila u raportua e humbur, është gjetur. Gazetari Shpëtim Zinxhiria përmes një njoftimi në ‘Facebook’ bën me dije se 35-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ajo është gjetur dhe në çfarë vendi është gjetur. Shira kishte humbur tre ditë më parë në Hania të Kretës. Denoncimi u bë nga gazetari Shpëtim Zinxhiria i cili shkruante se familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzës.

“Më në fund një lajm i mirë na vjen nga Hania, ku gruaja 35-vjecare u gjet shëndoshë e mirë”, shkruan Zinxhiria.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)