Zhduket presidenti i Interpolit, gruaja e denoncon të humbur pas udhëtimit në Kinë

Zhduket presidenti i Interpolit, gruaja e denoncon të humbur pas udhëtimit në Kinë

Meng Hongwei, presidenti i Interpol

Presidenti i Interpolit është denoncuar i zhdukur. Gruaja e tij, denoncoi se ai kishte humbur pas një udhëtimi në shtëpinë e tij në Kinë, javën e shkuar.

Meng Hongwei, presidenti i Interpol, është denoncuar i zhdukur, ndërkohë që është larguar nga Lioni i Francës në fund të shtatorit. Një zyrtar francez i tha Euronews-it se hetimet po vazhdojnë.

Nga ana tjetër, në reagimin e INTERPOl, thuhet se selia nuk do të komentojë lidhur me këtë denoncim.

"INTERPOL është i vetëdijshëm për lajmet e pretenduara në media se presidenti MIPP, ështeë zhdukur në Kinë. Jemi në lodhje me autoritetet në Kinë. Selia e Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it nuk do të komentojë më tej. "-thuhet në reagim.

64-vjeçari Meng Hongwei u zgjodh president i Interpolit në nëntor 2016. Afati i tij do të zgjasë deri në vitin 2020.

Një zëvendës ministër i sigurisë publike në Kinë, ai më parë ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Kontrollit të Narkotikëve dhe drejtor i Zyrës Kombëtare Kundër Terrorizmit për Kinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë