Zhdukja e 2 minoreneve, shoqja:
Dëgjova se do iknin për udhëtim

Zhdukja e 2 minoreneve, shoqja:<br />Dëgjova se do iknin për udhëtim<br /><br>
Dy vajzat 16-vjeçare që janë larguar nga shkolla 2 ditë më parë, sipas dëshmisë së një prej shoqeve të tyre mund të jenë larguar në Kosovë, por një gjë e tillë nuk rezulton nga sistemi TIMS. 

Të paktën deri në orët e para të mëngjesit të kësaj te mërkure, ato nuk janë larguar jashtë Shqipërisë. Shoqja e dy adoleshenteve ka thënë në Polici se i ka dëgjuar vajzat të flasin për një udhëtim drejt Kosovës por pa dhënë detaje se kush ishin personat që do shoqëronin minorenet. Nuk përjashtohet mundësia që dy adoleshentet të jenë larguar edhe përmes kufirit të gjelbër.

Ka qenë një denoncim në polici nga A.O dhe E.P, vëllai dhe babai i vajzave, të cilët kanë deklaruar se ato nuk janë kthyer në shtëpi pas shkollës, ditën e hënë. Vajzat nuk e kanë përfunduar mësimin, por e kanë braktisur atë që në orët e para të paradites të së hënës duke humbur menjëherë gjurmët. 

Policia po punon të zbulojë vendndodhjen e tyre duke i gjurmuar edhe nëpërmjet telefonave celularë. Deri më tani ka vetëm një dëshmi ajo e shoqes së dy adoleshenteve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë